• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erion Veliaj padit në gjykatë Lulzim Bashën dhe Jorida Tabakun

by Java News
27/12/2018 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku janë paditur në gjykatë për shpifje dhe shkelje për lejet e ndërtimit që i kanë dhënë vetes gjatë kohës kur ushtronin funksionin e kryetarit dhe nënkryetares në Bashkinë e Tiranës. Burime nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës bëjnë të ditur se padia është bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Lajmi në fjalë konfirmohet edhe nga Bashkia Tiranë.

Veliaj ka paditur për shpifje si kryetarin e PD, Lulzim Basha, ashtu edhe deputeten e PD, Jorida Tabaku, për akuzat e bëra nga çifti Basha-Tabaku lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re. Veliaj i cilëson akuzat tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë provë. Në bazë të padisë së bërë, kryebashkiaku Veliaj kërkon detyrimin që të paditurit të shpërblejnë dëmin jo pasuror shkaktuar ndaj tij me deklaratat publike të ditëve të fundit në shumën 100.000 mijë lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. Bashkia e Tiranës i ka përgënjeshtruar disa herë deklaratat e çiftit Basha-Tabaku lidhur me projektin në fjalë, duke theksuar se nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi në atë zonë.

“E paditura ka shpifur publikisht kur deklaron ngjarje dhe fakte tërësisht të pavërteta. Nga momenti i deklarimeve publike të së paditurës dhe deri më datën që po depozitohet kjo kërkesë padi, nga Bashkia e Tiranës dhe paditësi, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nuk ka dhe nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi në favor të subjektit që përfaqësohet nga zoti Edmond Bego. Ndaj deklarimet publike të të paditurës janë deklarata që
bazohen në shpifje dhe fyerje të paditësit, për shkak të funksionit që ai kryen si Kryetar i Bashkisë Tiranë”, theksohet në padi. Në padinë drejtuar Gjykatës së Tiranës, Veliaj thotë se asnjë prej deklarimeve së të Tabakut nuk është i vërtetë, por këto deklarime
janë të mbështetura në fakte dhe rrethana të rreme.

Veliaj thekson se projekti i pretenduar, nuk është pjesë i projektit të unazës së madhe, por pjesë e zgjatimit të lumit të Lanës. “Për sa kohë asnjë fakt nga të sipër përmendurit nuk ka dalë apo të jetë provuar”, – nënvizohet në padi, – atëherë kemi të bëjmë me shpifje dhe fyerje ndaj paditësit”. Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se lekët që do të fitojë nga çdo vendim që gjykatat do të japin kundër shpifjeve publike, do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore. Me paratë e dy prej gjyqeve të fundit për shpifje të fituara ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike, Veliaj ka blerë kompjuterë për shkollat e mesme të Tiranës./a.meta/javanews.al

Next Post
Kryebashkiaku i Tiranës shpërndan dhurata për fëmijët e qendrës sociale në Shkozë

Kryebashkiaku i Tiranës shpërndan dhurata për fëmijët e qendrës sociale në Shkozë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In