Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar fushatën e tij duke takuar sportistët e kryeqytetit. Në një aktivitet të zhvilluar paraditen e së shtunës, Veliaj u shpreh se duhet t’i japim fund politikës që hedh vetëm helm.
I shoqëruar edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Veliaj tha se shumë shpejt Tiranës nuk do t’i mungojnë më stacionet e biçikletave.
“Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Bashës, është bashkia që ka investuar më pak për sportin” – tha Veliaj.
Të pranishëm në takim ishin edhe futbollistë e drejtues të klubit sportiv Tirana, parashutisti Alket Islami dhe Ened Mato që drejton lëvizjen Ecovolis të çiklizmit.









