Pas kërkesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’, Gjykata Kushtetuese vendosi që të kalojë për shqyrtim çështjen.
Trupa gjykuese e GJK vendosi që seanca të jetë mbi bazë dokumentesh, pra e mbyllur për mediat.











