• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Erion Veliaj duhet t’i kërkojë ndjesë Lulzim Bashës!

by Mero Baze
16/01/2021 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Erion Veliaj ka bërë një gafë të rëndë publike, për të cilën dhe mund të ndëshkohet, nëse nuk e ka vetëm propogandë politike. Ai ka deklaruar në një takim me simpatizantë socialistë, se kunati i Lulzim Bashës ka aplikuar për leje për vilën e tij të “pestë”, siç e quan ai aplikimin për leje të qytetarit Erion Isufaj.

Sipas zotimit të Veliaj, ai nuk ka ndërmend t’i japë leje, pasi sipas tij, ata kanë mohuar katër vilat e tjera dhe flasin e ankohen për varfërinë.

Deklarata e Veliajt nuk është as politikisht korrekte, por mbi të gjitha as ligjërisht korrekte.

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit nuk është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë, që t’u numërojë vilat qytetarëve dhe pastaj të vendosë kujt t’i japë leje e kujt të mos i japë, pasi me këtë kriter këtyre që ndërtojnë pallate dhe kulla në Tiranë, nuk duhet t’u japë leje të dyta, pasi kanë bërë nga një.

Leja është një e drejtë që i buron çdo investitori, nëse ai plotëson kushtet juridike për ta zhvilluar pronën. Në rastin konkret, Erion Isufaj dhe partnerja e tij kanë blerë tokën e tyre dhe kanë aplikuar për leje për ndërtim vile, sipas koefiçentëve që ka lejuar plani urbanistik në atë zonë.

Erion Veliaj nuk ka asnjë të drejtë ta ndalojë kunatin e Lulzim Bashës të ndërtojë dhe zhvillojë pronën e tij. Ndryshe nga në Vlorë, ku babai i tij zaptoi detin dhe bëri ndërtim të paligjshëm duke korruptuar zyrtarë lokalë, këtu ai ka blerë tokë të ligjshme dhe po i kërkon leje të ligjshme Bashkisë.

Debati pastaj se sa vila ka Lulzim Basha dhe kunati i tij, është debat moral, ose objekt i ILKDP, apo SPAK, nëse ata i kanë përfituar të adhurat nga burime të paligjshme.

Por dhe kjo është pa shumë bazë. Sipas bilanceve të Drejtorisë së Tatimeve, kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës janë tre nga kompanitë me ritmin më të lartë të rritjes së të ardhurave në Shqipëri këto 7 vitet e pushtetit socialist, kështu që u dalin dhe tepërojnë lekët, jo për pesë vila, por dhe për pesë kulla, nëse u shkon në mendje.

Erion Veliaj nuk është shpërndarës i të mirave material, por menaxher i qytetit, në bazë të planit urbanistik të miratuar, në rastin konkret në investimet në ndërtim.

Ndaj ai duhet të tërhiqet dhe të kërkojë ndjesë nga deklarata që nuk i jep leje Erion Isufajt.

Lejen atij ia jep ligji. Lekët ja kanë dhënë socialistët. Të drejtën për t’i përdorur lekët si të dojë, ja jep vetja.

Askush nuk mund ta ndalë atë dhe Lulzim Bashën të jetojë në vila, përderisa këtë e  bëjnë me të ardhura të fituara nën pushtetin socialist, të cilin e quan të korruptuar.

I vetmi problem këtu është problemi moral që Lulzim Basha ka me demokratët, për të cilët ankohet që po vdesin për bukë, kurse ai po vdes të marrë leje për vila.

Por ky nuk është problem i Erion Veliajt, por problem i opozitarëve. Kjo ndoshta i mbush ata me besim se derisa kryetari i tyre ka sukses si biznesmen në opozitë, në pushtet mund të jetë i paparë.

Next Post
Dëbora mbulon vendin/ Rama: Po punohet që të gjitha rrugët të hapen

Dëbora mbulon vendin/ Rama: Po punohet që të gjitha rrugët të hapen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In