• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erion Veliaj: Bashkia e Tiranës ka një propozim për Hotel “Dajtin”

by Java News
20/12/2016 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se fokusi në vitin e dytë të mandatit të tij do të jenë shkollat dhe përmirësimi i infrastrukturës. Gjatë intervistës në emisionin “Top Story”, kryebashkiaku Veliaj tha se pjesë e projekteve të Bashkisë do të jetë edhe përfundimi i Bulevardit të ri të Tiranës.

“Në vitin e dytë të këtij mandati fokusin më të madh ne do e kemi tek shkollat dhe infrastruktura. Duam që vitin tjetër të nisim dy terminale të autobusëve të cilët do ulin ndjeshëm trafikun. Janë 12 mijë autobusë që funksionojnë çdo ditë në Tiranë. Ne duam po ashtu që pjesë  projekteve të mëdha si bulevardi i ri, lumi i Tiranës të zgjidhen njëherë e mirë. Bulevardi i ri është në momentin e përfundimit, pra aty ku bulevardi takohet me lumin e Tiranës, është 90% e procesit ka progresuar dhe them që çdo muaj ne do kemi disa risi në Tiranë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se falë investimeve do të përmirësohet edhe situata e parkingjeve në kryeqytet. Veliaj deklaroi se investimet do të prekin edhe ato zona që dikur nuk i përkisnin Bashkisë së Tiranës, por që me ndarjen e re territoriale, janë bërë pjesë e saj.

 “Në fillim të vitit tjetër do të hapet edhe parkingu tek ish Stacioni i trenit dhe besoj që bashkë me parkingun e ri që do të bëjmë tek stadiumi “Qemal Stafa”, parkingu i vjetër i Bashkisë, ne do të kemi zgjidhur të paktën për pjesën qendrore të Tiranës këtë problem. Ndërkohë duhet të pranojmë se sot nuk është më ajo që ishte. Ne sot filluam rrugën e Krrabës, po fillojmë rrugën e  Zall Bastarit, Zall-Herrit, Çekrezës, Kasallës. Janë emra apo zona që për shumicën e njerëzve në Tiranë nuk janë familjarë, por që sot janë qytetarë të Tiranës me të drejta të plota, falë faktit që ne sot kemi 24 njësi të shkrira në një me reformën e re territoriale. Ndaj na duhet të balancojmë edhe midis qendrës e periferisë në mënyrë konstante”, tha ai.

 Veliaj dha dhe një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës, lidhur me Hotel “Dajtin” . Falë një projekti të Bashkisë së Tiranës dhe të Bankës së Shqipërisë, pritet që një pjesë e kësaj godine të jetë në shërbim të aktiviteteve kulturore të kryeqytetit.

“Propozimi është që katet e sipërme të përdoren nga banka. Ndërkohë që katet e poshtme ku kanë qenë sallat e mëdha, ku ka qenë pjesa e ballos, do t’i kthehen publikut, krysisht qytetarëve të Tiranës për aktivitete, për promovim librash, për muzikë. Kështu që ndërtesa do të ketë funksion të dyfishtë, midis përdorimit të Bankës dhe të qytetit. Më duket propozim shumë dinjitoz”, tha Veliaj.

 Kryetari i Bashkisë deklaroi se do të ketë një zgjidhje edhe për Teatrin Kombëtar.

“Kemi një propozim që ta rindërtojmë Teatrin Kombëtar. Është krijuar si teatër për të argëtuar trupat italiane në tiranë, që ka shumë histori, por që duhet të ndryshojë. Sot në gjendjen aktuale që është, ku fut ujë, muret po bien ka nevojë që të rrisë kapacitetin dhe modernizohet. Propozimi ynë është që të ndërtojmë një teatër të ri, me më shumë vende me 500-600 vende”, tha Veliaj.

ma.me

Next Post
Franca në alarm pas incidentit në Berlin

Franca në alarm pas incidentit në Berlin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

VIDEO / Braçe paralajmëron tregtarët për uljen e taksave: Përfitimi t’u shkojë qytetarëve, jo në xhepat tuaj!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In