• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eriksen bëhet problem sërish, flet Conte

by Ardit Rada
15/11/2020 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Christian Eriksen është shndërruar në çështje tek Interi. Fjalëve të danezit, se njerëzit duan ta shohin në fushë, por Conte nuk po i jep hapësira, u është përgjigjur vetë trajneri i zikaltërve në një intervistë të gjatë për “Gazetta dello Sport”.

“Eriksen dëshiron të luajë më shumë? Të gjitha zgjedhjet që bëj janë gjithmonë dhe vetëm për të mirën e Interit, jo për interesin e lojtarëve të veçantë. Vidal? Është lojtar i shkëlqyeshëm, ai gjithmonë di çfarë të bëjë në fushë. Do t’i duheshin dy javë  të plota stërvitje për të kapur formën maksimale, por ai po luan vazhdimisht gradualisht po arrin aty ku duhet.”

Conte priste diçka më shumë nga tregu i transferimeve në verë:

“Trajnerët nuk janë kurrë plotësisht të kënaqur, nuk e dini? Nuk do të gjeni një, më besoni… Secili prej nesh ka një situatë për të rregulluar, një rol që ai donte të mbulonte ndryshe, disa lojtarë me cilësi të tjera t’i përshtatur. Ishte një merkato e vështirë për të gjithë. Edhe në blerjet edhe në shitjet. Detyra ime është të punoj dhe të përmirësoj skuadrën që më vihet në dispozicion”.

Trajneri i Interit është i drejtpërdrejtë edhe në komentin që bën për presidentin Steven Zhang.

“Është një person jashtëzakonisht i përgatitur, i vendosur dhe i sinqertë. Interi tani është pjesë e jetës së tij, madje edhe në një moment si ky në të cilin ai duhet domosdoshmërisht të kalojë më shumë kohë në Kinë e ndiejmë mbështetjen e tij.”

Conte është i sigurt që puna e tij do të shpërblehet dhe nëse kur të vija dita që e ndarjes, do të ketë lënë një skuadër më të forta nga ç’e ka gjetur.

“Unë jetoj Inter 24 orë në ditë, pa ndërprerje, me një qëllim: të ndihmoj klubin të kthehet mes skuadrave elitare. Suksesi përfundimtare nuk merret kurrë i mirëqenë apo i garantuar, por krijohet përmes një procesi të gjatë pasioni, pune, përpjekjeje, sakrifice dhe vëmendjeje në detaje. Kam punuar gjithmonë në këtë mënyrë në karrierën time dhe kur një ditë, shpresoj shumë të jetë e largët, kur të largohem, jam i sigurt për një gjë: Interi që do të lë do të jetë, nga të gjitha pikëpamjet, më i fortë nga ai që kam gjetur. Siç ka ndodhur gjithmonë në çdo skuadër ku kam qenë.”

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Sikur të flisnim vetëm për ekonominë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In