• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erik Faje: Do vazhdoj të shkruaj për kulturën shqiptare, francezët s’e njohin mirë

by A R
07/06/2024 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari francez Erik Faje (o. Eric Faye), romancieri i vlerësuar me disa çmime prestigjoze, ka thënë se do të vazhdojë ta promovojë kulturën shqiptare.

Z. Faje ishte një nga të ftuarit e nderit në ditën e dytë të Panairit të Librit “Prishtina 2024”.

“Është kënaqësi për mua çdoherë që vij në Ballkan e ndiej atë ngrohtësi dhe unë do të vazhdoj të shkruaj për kulturën shqiptare. Pastaj është  ndoshta pak keq për t’u thënë, por mendoj se francezët nuk e njohin edhe aq mirë kulturën shqiptare,” tha autori francez, siç raporton Koha.

Në edicionin e këtij viti ekspozohen gati 2 mijë tituj të rinj prej rreth 100 botuesve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Vetë z. Faje prezantohet me dy libra: “Parij” dhe “Nagasaki”.

Për veprat e tij, z. Faje është vlerësuar me disa çmime, si “Çmimi Deux Magots” dhe “Grand Prix du roman” nga Akademia e Francës.

Në shenjë falënderimi për praninë e tij, autorit iu dhurua nga kreu i Shoqatës së Botuesve të Kosovës edhe një shqiponjë e punuar në dru, si përkujtim për lidhjen e tij me botën shqiptare dhe me Kosovën në veçanti.

Panairi i Librit në Prishtinë sivjet ka si moto “Përgjigjja është libri” dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

/a.r

Next Post
“Berisha, kandidati ynë për kryeministër”, I dënuari me burg e gjoba: E mundur fitorja edhe me atë!

“Berisha, kandidati ynë për kryeministër”, I dënuari me burg e gjoba: E mundur fitorja edhe me atë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In