• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Eric Clapton mund të mos luajë më në kitarë

by Aalison Pearse Stevens
15/06/2016 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eric Clapton për një kohë të gjatë është konsideruar si një prej rok-kitaristëve më të mirë në botë. Në vitin 2015, në listën e 100 më të mirëve të të gjitha kohërave të revistës “Rolling Stones”, ai ishte i dyti, pas Jimi Hendrixit.

Ylli i rockut Eddie Van Halen, tek ka shkruar për revistën, e ka quajtur kolegun e tij “kitaristin e vetëm i cili e ka influencuar” dhe kishte thënë se e konsideron stilin e Claptonit “bërthamë e rock-kitarës moderne”.

I njohur për ritmet e bluesit dhe solot emocionale, karriera e Claptonit është e paprecedentë, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e Ëashington Post. Ka marrë 17 “Grammy Awards” dhe është muzikanti i vetëm emri i të cilit është tri herë në “Rock and Roll Hall of Fame”. Por tingulli i kitarës së tij po venitet.

Në një intervistë për “Classic Rock Magazine”, muzikanti 71-vjeçar i diagnostikuar me neuropati periferike në vitin 2013 ka thënë se loja me kitarë, që dikur ishte shumë e lehtë për të, tash është “punë e rëndë”.

Në vitin 2014 në intervistën për “Uncut”, rok-kitaristi kishte thënë se ai po kërkon që të pensionohet dhe se turnetë janë të bërë të papërballueshëm. Në të njëjtën intervistë, ka lënë të nënkuptohet gjendja e tij – kur ishte pyetur nëse do të ndalojë së luajturi në kitarë, ai kishte thënë:

“Ndoshta. Kjo do të ishte nëse nuk mundem, nëse dhemb shumë. Kam një sëmundje të rrallë”. Por në intervistën e tij të fundit ai i dha emër sëmundjes së tij.

Sipas “Mayo Clinic”, neuropatia periferike i referohet dëmtimit të nervave periferike dhe shpesh rezulton me therje, djegie apo shpim të duarve dhe këmbëve. Për Clapton, dhimbja erdhi në formë të “shokut elektrik”. Sipas “National Institute of Neurological Disorders and Stroke”, simptomat shumë shpesh “paraqiten papritur, shpeshtohen dhe largohen ngadalë”, të cilat kanë efekte të mëdha negative dhe rrallëherë mund të jenë fatale.

“Kam pasur goxha dhimbje viteve të fundit”, ka thënë Clapton për “Classic Rock Magazine”. “Nisi me dhimbje të shpinës dhe më pas u kthye në atë që quhet neuropati periferike, ku ndien sikur po përjeton shok elektrik që ta kaplon trupin.

Më është dashur të mësoj se si të përballem me gjëra të tjera që të mos plakem”. Trajtimet fokusohen në menaxhimin dhe zvogëlimin e dhimbjes, me medikamente kundër përfshirjes së tërë trupit dhe terapi të tjera të ndryshme. Disa pacientë janë në gjendje që ta durojnë dhimbjen, por disa të tjera jetojnë me dhimbje tërë jetën.

“Një gjë që më është dashur të kuptoj ishte se kjo gjendje në të cilën po jetoj, jo domosdo do të përmirësohet”, ka thënë Clapton.

Megjithatë në këtë intervistë ai ka reflektuar pozitivitet, duke thënë se është i lumtur që është gjallë dhe shëndosh. Sipas “Mayo Clinic”, një prej shkaktarëve të mundshëm të neuropatisë periferike është alkooli, ndërsa Clapton është duke e rimarrë veten nga varësia ndaj heroinës – gjë që e ndalon atë të marrë një numër të caktuar të ilaçeve kundër dhimbjeve – dhe alkooli.

Në vitin 1998, pasi ishte munduar që të rehabilitohej vetvetiu, ishte detyruar që të shkonte në klinikën rehabilituese në Antigua “Crossroads Centre”.

“Pasi jam në rehabilitim nga alkooli dhe varjes ndaj substancave narkotike, faktin që ende jam gjallë e konsideroj si diçka të mrekullueshme”, ka thënë Clapton. “Me të drejtë do të duhej të ikja kaherë nga kjo botë. Për disa arsye u shkëputa nga goja e ferrit dhe m’u dha një tjetër shans”.

Në intervistë ai shpjegoi se sa afër vdekjes ishte, duke përmendur një moment kritik të viteve ’70 kur po dërgohej në spital: “Nuk e di si mbijetova, veçmas atë vit. Ishte një moment kur po më dërgonin në spitalin e St. Paul në Minesota, dhe unë po vdisja – kisha tri ulcera dhe njëra prej tyre po gjakoste. Po pija tri shishe me Brandy dhe po merrja shumë qetësues dhe fare pranë vdekjes. Madje as që më kujtohet. Me të vërtetë është mrekulli që ende jam në mesin e të gjallëve”.

Mediumet kanë shkruar për lansimin e albumit të 23-të të Claptonit “I Still Do”, i cili doli në treg më 20 maj. Por ai nuk ka përmendur nëse ende do të bënte muzikë, megjithëse ai ka fort qejf të luajë në kitarë, sado që është e vështirë për të. Clapton nuk është kitaristi i parë, i cili ka hasur në vështirësi për të luajtur në instrumentin e tij të dashur.

Sipas “The Guardian”, 75-vjeçari Bob Dylan ka probleme të luajë kitarë në skenë për shkak artritit, kështu që më shumë po preferon të luajë në piano. Ndërsa pak kohë para vdekjes, B.B. King ishte diagnostikuar me dehidrim dhe lodhje, të cilat u bënë shkak i anulimit të disa koncerteve që kishte planifikuar, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post

"L'Equipe" i tregon francezëve sesi mposhtet Shqipëria (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

July 27, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Pas një viti seancash, GJKKO frenon SPAK-un: Dosja e Beqajt kthehet për plotësim

July 27, 2026
Marrëveshja me SHBA, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD mungon

Marrëveshja me SHBA, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD mungon

July 27, 2026
“Lule Gjeli”, profil fals që sulmon politikanët e gazetarët

“Lule Gjeli”, profil fals që sulmon politikanët e gazetarët

July 27, 2026
Trump publikon një seri imazhesh me AI, shpëton George Washington, sulmon Iranin dhe nënkupton rikandidim në 2028

Trump publikon një seri imazhesh me AI, shpëton George Washington, sulmon Iranin dhe nënkupton rikandidim në 2028

July 27, 2026
Tragjedia në Roskovec, polici tregon minutat e negociatave: Autori më kërkoi të afrohesha i vetëm…

Tragjedia në Roskovec, polici tregon minutat e negociatave: Autori më kërkoi të afrohesha i vetëm…

July 27, 2026
Mes inflacionit dhe luftës me Iranin, demokratët besojnë se kanë shansin për të mposhtur Trumpin

Mes inflacionit dhe luftës me Iranin, demokratët besojnë se kanë shansin për të mposhtur Trumpin

July 27, 2026
Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, ja “pikat e nxehta” që kërkojnë zgjidhje

Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, ja “pikat e nxehta” që kërkojnë zgjidhje

July 27, 2026
Kuvendi mblidhet pa opozitën, Ruçi: Ndalni luftën për pushtetin e radhës

Votimi i marrëveshjes 302 milionë dollarëshe, PD bojkoton seancën e orës 15:00

July 27, 2026
Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

Rrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPAK

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In