Ashtu siç edhe ishte parashikuar, kushtet e motir sot janë përkeqësuar dhe orët në vijim priten shtrëngata shiu.
Probleme ka edhe në Tiranë ku dita ka nisur me erëra të fuqishme.
Në këtë situatë, qytetarët duhet të bëjnë kujdes pasi erërat mund të rrëzojnë objekte që ju rrezikojnë jetën.
Në rrugën “Medar Shtylla” është rrëzuar nga lartësia një panele diellore. Ajo ka përfunduar mbi trotuar por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Para pak ditësh në Vlorë ndodhi një tragjedi ku era rrëzoi nga lartësia një fasadë xhami, duke i shkaktuar vdekjen një kalimtari në trotuar.
Qytetarët duhet të bëjnë kujdes sot Në Tiranë pasi nuk përjashtohet rreziku./a.m.














