• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erë e fortë dhe reshje shiu, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

by A R
22/11/2024 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Era e fortë dhe reshjet e shiut kanë karakterizuar motin në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e vendit.

Në qarkun e Shkodrës, i cili u zgjua ditën e djeshme më disa problematika të shkaktuara nga moti i keq, ku ndër to edhe dëmtimi i çatisë së spitalit të Pukës, këtë të premte situata paraqitet më e qetë.

Në përditësimin e fundit mbi motin në këtë qark, njoftohet se gjatë gjithë natës ka pasur erë të fortë dhe reshje shiu, që vijojnë edhe aktualisht.

“Në bashkinë Shkodër ka reshje me intensitet të mesëm dhe erë të fortë, por nuk raportohen probleme. Në bashkinë Malësi e Madhe vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë të shoqëruar me erë të fortë, aktualisht tani nuk raportohen probleme. Nga strukturat e Bashkisë Vau Dejës informohemi se ka mungesë të energjisë elektrike në të gjitha fshatrat Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak mungon plotësisht energjia elektrike. Në Bashkinë Pukë vijon të ketë reshje shiu dhe erë e fortë, por deri në këto momente nuk raportohen probleme.  Në territorin e bashkisë Fushë Arrëz raportohen shkarje gurësh dhe dherash në rrugë rurale.”

Sakaq edhe nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime në Lezhë bëhet me dije se nga reshjet e shiut prej rreth 10mm që kanë rënë gjatë 24 orëve nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit.

/a.r

Next Post
Begaj në Ditën e Alfabetit, me nxënësit fitues të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe

Begaj në Ditën e Alfabetit, me nxënësit fitues të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In