• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdogani si dublant i drogës, kundër negociatave

by Mero Baze
29/05/2018 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk hyj tek adhuruesit e presidentit Erdogan. Ndoshta në shtypin shqiptar dhe ndërkombëtar jam zëri më kritik kundër tij. Nuk jam dakord me asgjë politike të tij, me autoritarizmin, dërrmimin e republikanizmit në Turqi, luftën e hapur ndaj elitave intelektuale, dominimin me Anadollin përmes votës së fshehtë të islamit politik, dhe natyrisht korrupsionit institucional që mbartet tek rrethi i ngushtë i biznesit të tij, si dhe disa tolerime politike që i janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri kërkesave të tij.

Është po aq e vërtetë, se ai po synon të rrisë influencën e tij në Ballkan, në Shqipëri, në Maqedoni, në Serbi dhe Kosovë. Biles në vendet sllave si Serbia, edhe me më shumë para. Ky është objektivi i tij.

Por përpjekja më e fundit e opozitës shqiptare, që të paraqesë erdoganizmin si rrezik për integrimin në Europë, është qesharake.

Nga sulmet e fundit të shtypit të opozitës dhe politikanëve të saj, duket se Erdogani po dublon imazhin e drogës në Shqipëri. Pasi e kriminalizuan Shqipërinë sikur të ishte “Kolumbia” e Europës, pasi nuk hoqën për 24 orë nga goja fjalët “drogë” dhe “kriminelë”, tashmë kur Europa po jep sinjale pozitive për negociatat, duket se opozita shqiptare po hedh bombën e fundit tymuese që i ka mbetur. Dhe kjo është “Republika erdoganiste e Shqipërisë”.

Shkrime anonime të Sali Berishës dhe rrethit të njerëzve të tij, po përpiqen të krijojnë idenë e një kolonie turke në Shqipëri, e cila këtë javë po zëvendëson “koloninë kolumbiane të drogës”.

Dështimi i skenarit me Babalen dhe dështimi i frymës së protestës së opozitës, duket se i ka krijuar opozitës një ide të re të rrezikshme për vendin, që është baltosja si “Republikë erdoganiste”.

E pashë dhe intervistën e Edi Ramës tek Francë 24, kur përpiqet të justifikojë investimet e pavërteta turke të deklaruara nga Erdogani në Shqipëri, në rreth 3 miliardë euro. Duket se dhe ai është i kompleksuar nga kjo gënjeshtër.

E vërteta është se Shqipëria e Sali Berishës i dha Erdoganit, bile rrethit familjar të tij, Telekomin dhe hidrocentralet më të rëndësishme të Shqipërisë pa asnjë para, duke shkëmbyer ndere “TVSH”-je për të dhe familjen e  tij, përfshi dhe xhaminë osmane në qendër të Tiranës, e cila zëvendësoi projektin modern të Edi Ramës pranë Bibliotekës Kombëtare, por nuk mendoj se problemi i investimeve turke qëndron këtu. I vetmi problem real me investimet turke në Shqipëri, është që ato duhet të vijnë si investime konkurrente të një tregu të lire, dhe jo si klientelë e Erdoganit, siç i ka sjellë Berisha.

Për të tjerat nuk ka asnjë problem.

Por ideja se tani propogandimi i një “Republike erdoganiste” në Perëndim do na pengojë negociatat, është banale. Aq më tepër që kjo bëhet nga një parti politike, që e ka ulur këmbëkryq në mënyrë korruptive dhe klienteliste Erdoganin në Tiranë.

Ideja se “republika erdoganiste” do të jetë shpëtimi i ri i opozitës që Shqipëria të mbetet pa negociata, është vetëm një shenjë dëshpërimi dhe një sinjal se ish- presidenti që na futi pa na pyetur në Konferencën Islamike, që instaloi në Shqipëri Al Kaidën, që pajisi me shtetësi shqipare vëllain e numrit 1 të Al Kaidës dhe që është në listat e zeza të Uashingtonit për mos bashkëpunim kundër Al Kaidës, tani po përpiqet të sulmojë Shqipërinë si “Republikë erdoganiste”, me shpresë se shqiptarët do kthejnë sytë nga ai. Tamam edepsëz! Siç mund të thoshte Erdogani në këtë rast.

a.ç

Next Post
Deputeti foto me kushërirën, lajthit Berisha: E ka dashnore! (Foto)

Deputeti foto me kushërirën, lajthit Berisha: E ka dashnore! (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

August 12, 2026
Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

August 12, 2026
Po ndërtohej lokal pa leje në gjirin e Karaburunit, IKMT e Vlorës dhe Policia shembin objektin, ndalohet autori i dyshuar

Ndërtuan pa leje në “Shën Jan” të Karaburunit, vihet në pranga njëri prej pronarëve, shpallet në kërkim ortaku!

August 12, 2026
Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

August 12, 2026
E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

August 12, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

“Nuk janë nga Zoti, por nga robi!”- Katër vatra zjarri në kurorën e Tiranës, reagon Balla: Zjarrvënia dënohet deri në 15 vite burg!

August 12, 2026
VIDEO/ Katastrofë nga zjarret në Francë, 1200 persona të evakuuar nga një kamping, situatë alarmante në Pas-de-Calais

VIDEO/ Katastrofë nga zjarret në Francë, 1200 persona të evakuuar nga një kamping, situatë alarmante në Pas-de-Calais

August 12, 2026
EMRI/ Ndezi dy zjarre në Lundër dhe Shkozë, ish-ushtaraku pensionist dënohet, por burgu i konvertohet në liri me kusht!

EMRI/ Ndezi dy zjarre në Lundër dhe Shkozë, ish-ushtaraku pensionist dënohet, por burgu i konvertohet në liri me kusht!

August 12, 2026
“Kemi 650 forca në terren”- Ministri i Mbrojtjes flet për zjarret në vend: Situatë e vështirë në Krujë dhe Lurë, era favorizon flakët!

“Kemi 650 forca në terren”- Ministri i Mbrojtjes flet për zjarret në vend: Situatë e vështirë në Krujë dhe Lurë, era favorizon flakët!

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com