• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan sulmon serish Izraelin: Në Gaza po masakrohen të pafajshëm, nuk do ta lëmë me kaq

by A R
05/11/2023 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nisi një sulm të ri ndaj Izraelit në një fjalim në Rizunda, në Turqinë verilindore. Duke folur pak orë para vizitës së ministrit të Jashtëm amerikan Anthony Blinken në Turqi, presidenti turk iu referua “detyrës së Turqisë” për të ndalur masakrat në Gaza. Ai u zotua se “nuk do t’i lërë vëllezëri në Gaza vetëm” dhe argumentoi se është një përgjegjësi historike të marrësh një qëndrim të ashpër kundër atyre që mbështesin “këto vrasje”.

“Është detyra jonë të shpëtojmë vëllezërit tanë palestinezë nga shtypja izraelite dhe të ndalojmë masakrat që po ndodhin në Gaza para syve të gjithë botës”, argumentoi ai ndër të tjera.

“Ne nuk do t’i lëmë vëllezërit dhe motrat tona në Gaza vetëm në mes të sulmeve të vazhdueshme izraelite,” tha presidenti turk. “Nëse paqja mbizotëron në rajon, do të mbizotërojë falë nesh. Për sigurinë e zonës do të marrim përgjegjësi dhe do ta arrijmë këtë. Në Ballkan, në Kaukaz, që të mbizotërojë paqja dhe stabiliteti, ne do të marrim një rol aktiv. Nga Afrika në Azi, ne do të qëndrojmë me vëllezërit tanë dhe do të mbrojmë atë që është e drejtë. Vëllezërit dhe motrat tona palestineze po vuajnë nga shtypja izraelite dhe që ata të shpëtohen nga kjo shtypje dhe që masakrat të marrin fund, përsëri ne do të marrim përgjegjësi. Në të gjithë territoret palestineze po masakrohen fëmijë, nëna dhe njerëz të pafajshëm dhe ne nuk do ta lëmë të shkojë. Është një barrë humanitare mbi kurrizin tonë, është një masakër djallëzore. Ata që i mbështesin këto vrasjet e tyre ne do t’i akuzojmë dhe do t’i themi në sy. Është përgjegjësia jonë historike të mbajmë një qëndrim të ashpër”.

/a.r
Next Post
Ish-vjehrra i thoshte se i ishin tharë vezët, Arkonda: Ishin për merak, pas 3 muajsh…

Ish-vjehrra i thoshte se i ishin tharë vezët, Arkonda: Ishin për merak, pas 3 muajsh…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In