Tre anëtarë të Komitetit të Politikës Monetare të Bankës Qendrore janë shkarkuar nga presidenti Erdogan, teksa lira vendase ka pësuar një ulje rekord.
Në vend të tyre janë emëruar dy zyrtarë të rinj në vend të tyre.
Të shkarkuarit janë zëvendës Guvernatorët e Bankës, Semih Toman dhe Ugur Namek, si dhe një anëtar i Komitetit të Politikës Monetare, Abdullah Yavas.
Pas njoftimit, lira turke ra në nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit, duke i çuar humbjet e saj që nga fillimi i vitit në 19%, duke ngritur “shqetësimet” mbi politikën monetare.
/a.r