• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Erdogan, profili politik i “sulltanit” turk

by A R
01/11/2015 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa i adhuruar aq dhe i urryer, ai mbretëron që prej 13 vjetësh në Turqi. Presidenti islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan pësoi në zgjedhjet legjislative të 7 qershorit dështimin e parë serioz politik, që kompromenton ëndrrat për të dominuar me të drejta të plota në vend.

Për ndonjë, ai është shpëtimtari i Turqisë. Për të tjerë, asgjë më pak se një ”diktator”.

Drejtuesi i pandarë, por gjithnjë e më shumë i diskutuar në vend që prej 13 vjetësh, presidenti, Recep Tayyip Erdogan ka sot në lojë të ardhmen e tij politike.

Më 7 qershor, ëndrra e tij për të vendosur një ”superpresidencë” me imazhin e paraardhësit të tij u thye mbrëmjen e zgjedhjeve legjislative. Pavarësisht angazhimit personal në fushatë, Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka humbur maxhorancën absolute në Parlament.

Në moshën 61-vjeçare, Erdogan mbetet në fakt kreu politik më popullor dhe më karizmatik i vendit që prej kohës së Mustafa Kemal Ataturkut, babai emblematik i Republikës laike. Por dëshira e tij për të krijuar një “superpresidencë” me imazhin e paraardhësit të tij duket shumë e largët.

Që prej zgjedhjes së tij në muajin gusht, presidenti nuk ka ndalur për t’i rimarrë barrën e vendit pasardhësit të tij në krye të qeverisë, kryeministrit, Ahmet Davutoglu duke ndryshuar Kushtetutën për të riforcuar pozitat e tij.

“Zgjedhësit turq i kanë treguar hapur se ata nuk mund të kalojnë në një regjim presidencial”, theksoi dje në mbrëmje analisti politik, Seyfettin Gursel për stacionin televiziv CNN-Turk.

I njohur për oratori dhe për daljet herë herë brutale kundër shtypit apo kundërshtarëve të tij, ish-kryetari i Bashkisë së Stambollit, ka kaluar nga islamizmi politik, para kthimit të tij në ”demokracinë konservatore”, ashtu siç e ka cilësuar vetë ai partinë e tij Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), në pushtet që prej vitit 2002.

Një evolucion që nuk e bind opozitën laike, e vendosur për parimet e Republikës Ataturke, që e akuzon se po kërkon të islamizojë shoqërinë turke, të paktën do të shoqërojë një evolucion të tillë.

Konsideruar gjatë mandatit të parë si reformatori kryesor, i cili kërkon demokratizimin e shoqërisë turke përballë influencës politike ushtarake, ai ndërmori në vitin 2005 fillimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, që sot ndodhen në pikën e vdekjes.

Ardhur në krye të qeverisë në vitin 2003 mbi rrënojat e një krize të rëndë financiare, Erdogan u përshëndet nga mbështetësit e tij si njeriu i mrekullisë ekonomike dhe reformave që çliruan maxhorancën fetare dhe konservatore të vendit nga dominimi i elitës laike dhe ndërhyrjet politike të ushtrisë.

Ai u përshëndet gjatë mandatit të dytë (2007-2011) për rimëkëmbjen e ekonomisë, pavarësisht krizës globale. Në vitin 2010, Turqia regjistroi një rritje ekonomike me 8,9 për qind e barabartë me atë të Kinës.

Por, pas një fitoreje të partisë së tij në zgjedhjet legjislative të vitit 2007, një numër analistësh denoncuan tek Erdogan tendencat populiste dhe autokratike dhe vullnetin për të orientuar diplomacinë turke drejt Lindjes së Mesme, veçanërisht drejt Iranit, në dëm të Evropës dhe aleatëve tradicionalë të NATO-s, ku bën pjesë dhe Turqia.

Prej dy vjetësh, ai është bërë gjithashtu figura më e kritikuar në Turqi, këtë herë nga ata që e kritikojnë për devijimet e tij autokratike dhe islamike.

Sulmi spektakolar i ndërmarrë këtë javë nga policia kundër dy stacioneve televizive, mbështetëse të opozitës nuk ka bërë gjë tjetër vetëm ka rritur shqetësimin e atyre që, ashtu si kreu i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu, e akuzojnë se dëshiron të ”rivendosë sulltanatin”.

Luksoz, gjigant dhe ekstravagant, pallati prej 500 milionë eurosh në të cilin ai u vendos vjeshtën e kaluar është bërë simbol i “megalomanisë” dhe korrupsionit.

– Një sulltan i ri –

Rritur në lagjen popullore të Kasimpasas në Stamboll, arsimuar në një gjimnaz fetar, shitës në rrugë, “Tayyip” ëndërronte të bëhej futbollist, para se të hynte në politikë në lëvizjen islamike.

Ai merr postin e kryeministrit në muajin mars të vitit 2003, disa muaj pasi AKP erdhi në pushtet dhe amendoi ligje që ishin të ndaluara që prej vitit 1997 të aktivitetit politik.

Ndërkohë që ai ishte kryetar Bashkie i Stambollit, Erdogan recitoi gjatë një mitingu një poemë me konotacione islamike që i shkaktuan atij dënimin me katër muaj burg dhe humbjen e të drejtave politike.

Fillimet e tij në në militantizmin islamik datojnë në vitet e universitetit, kur ai u përfshi në lëvizjen e Necmettin Erbakan, këshilltari i tij politik, i cili vdiq këtë vit.

Ky i fundit u bë në vitin 1996 kryeministri i parë islamik në Turqi, para se të rrëzohej një vit më vonë nga pushteti nën presionin e ushtrisë dhe mijëra laikëve.

Zgjedhur kryetar i Bashkisë së Stambollit në vitin 1994, Erdogan fitoi një popullaritet të lartë në saj të efikasitetit të punës së tij në shërbimet bashkiake.

Por, dorëheqja e kërkuar me forcë në vitin 1997 nga Erbakan dhe ndalimi i partisë së tij e nxitën Erdoganin dhe mbështetësit e tij “modernistë” të rishikojnë vizionin e tyre politik.

Pas daljes nga burgu, ai konfirmoi gjithashtu se ishte tërhequr nga e shkuara islamike duke shprehur perspektivën e tij për vlerat properëdimore dhe laicitetin.

Ai mbetet padyshim një mysliman i devotshëm, që nuk pi alkool dhe bashkëshortja dhe vajzat e të cilit mbajnë perçe.

AFP-ATSH

Next Post

Qeveria: KKT nuk ka i ka dhënë asnjë leje për pallat Delijorgjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In