• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan premton: Turqia do ketë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë

by Java News
06/02/2021 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Do ta bëjmë vendin tonë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”, raporton Anadolu Agency.

Erdoğan mori pjesë nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejt në ceremoninë e hapjes së urës Tohma e ndërtuar mbi liqenin e digës Karakaya mes qyteteve Malatya dhe Sivas.

“Qyteti ka fituar një urë prej 517 metrash e ndërtuar me teknologjinë më të përparuar”, tha Erdoğan, i cili shtoi se falë urës tashmë mund të sigurohet një transport komod, i sigurt, me standarde të larta dhe të pandërprerë mes rajoneve Sivas, Hekimhan dhe Malatya.

Duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në përfitimin e kësaj vepre për vendin, Erdoğan theksoi se kjo rrugë dhe urë që ndodhet në një prej destinacioneve më të rëndësishme të Anadollit dhe Lindjes së Mesme do të sigurojë kontribut për zhvillimin e tregtisë dhe turizmit në rajon.

“Kur erdhëm në qeveri në krye të prioriteteve tona vendosëm projektet që do të zhvillonin vendin tonë në çdo fushë, në arsim, shëndetësi, transport, energji, banesat publike dhe deri në sport. Të gjitha qytetet tona i kthyem në një kohë të shkurtër si kantierë. Me mbështetjen dhe inkurajimin e popullit tonë në 18 vite kemi ndryshuar pamjen e Turqisë në çdo fushë. Mbi këtë infrastrukturë të fuqishme kemi rritur vazhdimisht objektivat tona. Për ta bërë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë u jemi drejtuar projekteve dhe investimeve më të mëdha”, tha ai.

Presidenti Erdoğan tha se “Sot Turqia është një vend i zhvillon i vetëm më shumë se gjysmën e mega projekteve në nivel global. Përderisa kriza lëkundi edhe vendet e zhvilluara, Turqia kishte në sfond një plan të tillë për të dalë me humbjet më të pakta nga ky proces, madje të rrisë objektivat e saj”.

“Turqia ishte një nga dy vendet që u kuptua se mund ta mbyllte me rritje pozitive vitin 2020 në mesin e vendeve të G-20. Edhe në këtë periudhë problematike prodhimet tona në industri, bujqësi, eksportet tona vazhdojnë të thyejnë rekord pas rekordi. Me guximin e marrë nga fuqia e infrastrukturës tonë, ne rrisim vazhdimisht objektivat, kapacitetet dhe zgjerojmë kryesisht fushat e reja të prodhimit”, theksoi Erdoğan në fjalën e tij.

Ai tha se po vazhdohen pa ndërprerjen e shpejtësisë, investimet në të gjitha fushat dhe se merr pjesë në ceremonitë e investimeve të cilat vendosen në funksion dhe shërbim pothuajse çdo javë.

Next Post
Kosovë/ Tetë viktima dhe 301 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Kosova/ Në 24 orët e fundit: 321 raste të reja dhe 1 vdekje nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In