• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan paralajmëron ndryshime rrënjësore në ushtri

by A R
01/08/2016 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi reforma rrënjësore të strukturave ushtarake si edhe një strukturë të re të komandës kryesore ushtarake në Turqi, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për median lokale, Erdogan theksoi se për shkollimin e personelit ushtarak do të angazhohet Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare, ndërsa në krye të komandës së forcave të armatosura do të jetë ministri i Mbrojtjes Kombëtare.

“Të gjitha urdhërat e forcave të armatosura, tokësore, marinës dhe forcave ajrore do të jenë nën kompetencat e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, jo të ministrisë, por drejtpërdrejt të ministrit. Përveç kësaj, në varësi të negociatave me opozitën, në qoftë se pranohet pakoja e ndryshimeve, planifikojmë që shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe atë të Shërbimit Kombëtar Sekret (MIT) ta vendosim drejtpërdrejtë nën kompetencat e presidentit”, theksoi Erdogan.

Erdogan njoftoi heqjen e shkollave të deritanishme ushtarake dhe paralajmëroi formimin e një institucioni ombrellë, Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, që do të mbledhë të gjitha degët e shkollave ushtarake dhe që do të jenë në nivel fakulteti.

“Shkollat ushtarake do të mbyllen. Paralelisht me mbylljen e shkollave ushtarake, do të hapen mundësitë për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe shkollave profesionale, që të regjistrohen në Akademinë Ushtarake. Do të krijohet Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare, ku do të jenë shkollat e forcave tokësore, detare dhe ajrore”, tha presidenti turk.

Erdogan gjithashtu shtoi se do të bëhen disa ndryshime në shkollimin e policisë ushtarake.

“Do të formohet akademia për policinë ushtarake. Kjo akademi do të jetë një qendër që do të prodhojë kuadro serioze”, tha ai.

Next Post

Veriu i Kosoves refuzon t’i nxjerr nga ilegaliteti administratat komunale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In