• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan: Një pjesë e ushtarëve turq do të qëndrojnë në Kabul, ende s’kemi vendosur për kërkesën e talebanëve mbi aeroportin

by Java News
27/08/2021 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se talebanët i kanë kërkuar Ankarasë të marrë nën kontroll funksionimin e aeroportit të Kabulit, por mbi këtë çështje nuk është marrë ende një vendim.

Zoti Erdogan i bëri komentet në një konferencë shtypi në aeroportin Ataturk të Stambollit, përpara se të nisej për një udhëtim drejt Bosnjes.

Presidenti turk shtoi se vendimi do të merret pasi të behet e qartë se cila do të jetë administrata e re e Afganistanit.

Sipas zotit Erdogan takimi me talebanët, që kishte zgjatur më shumë se tre orë, ishte zhvilluar në ambasadën turke në Kabul, por ai nuk dha detaje rreth kohës se kur ishte mbajtur takimi.

“Nëse do të jetë e nevojshme, ne do të zhvillojmë sërish takime të tilla”, tha zoti Erdogan.

Presidenti turk bëri të ditur gjithashtu se evakuimi i trupave turke nga Kabuli, i cili kishte nisur të mërkurën, ishte ende në vazhdim. Ai dënoi njëkohësisht sulmet e së enjtes pranë aeroportit në Kabulit.

Mundësia që Turqia të administrojë Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai pas tërheqjes së trupave të NATO-s, u hodh për herë të parë në qershor, por ajo u duk si një çështje e mbyllur pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht.

Turqia i ka ndaluar të gjitha evakuimet nga Afganistani me kthimin e shumicës dërmuese të ushtarëve në vend. The Guardian shkruan se Presidenti i Turqisë Rexhep tajip Erdogan la një pjesë të ushtarëve në Kabul për të vazhduar me kontrollimin e aeroportit. Në lidhje me ISIS, Erdogan u shpreh se është e paqartë ende se si do të vazhdojë konflikti mes talebanëve dhe Shtetit Islamik.

Next Post
U strehuan në Durrës, ja sa gazetarë, aktivistë dhe studentë ka në grupin e parë të afganëve

U strehuan në Durrës, ja sa gazetarë, aktivistë dhe studentë ka në grupin e parë të afganëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com