• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdogan në Tiranë, nga takimi me Begajn e Ramën, te inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë

by A R
10/10/2024 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiranë mirëpret këtë të enjte Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan). Kreu i shtetit turk do të pritet me një ceremoni në Presidencë nga homologu Bajram Begaj, me të cilin do të ketë gjithashtu edhe një takim kokë më kokë.

Më pas, Presidenti Erdogan do të zhvillojë një takim tetë a tetë edhe me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të mbajë edhe një deklaratë të përbashkët për media.

Sipas axhendës, Presidenti turk gjatë kësaj vizite zyrtare në Tiranë, do të marrë pjesë pasditen e sotme në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, e cila ndodhet pranë Parlamentit shqiptar.

Gjatë kësaj vizite janë planifikuar të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme për të përmirësuar bazën e përbashkët të marrëdhënieve dypalëshe.

Bisedimet parashikojnë gjithashtu një shkëmbim idesh mbi çështjet aktuale globale dhe rajonale, veçanërisht zhvillimet në Ballkan, si dhe sulmet izraelite në Gazë dhe Liban.

Për shkak të vizitës së Erdogan, seanca plenare e sotme nuk do të zhvillohet por është shtyrë për në datë 17 tetor me të njëjtin rend dite.

Sakaq, në kuadër të kësaj vizite të kreut të shtetit turk në Shqipëri, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash, sipas të cilit një sërë aksesh kryesore do të bllokohen. Më konkretisht, aksi i vjetër Kashar-Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar. Policia këshillon drejtuesit e automjeteve që të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar-Rinas.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.

Kjo nuk është vizita e parë e Presidentit turk në Shqipëri. Kujtojmë se në maj të vitit 2015, Erdogan ka zhvilluar një vizitë në vendin tonë, ku është nderuar asokohe nga Presidenti Bujar Nishani me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”.

Më pas, në muajin janar të 2022-shit Presidenti Erdogan zhvilloi një tjetër vizitë zyrtare në  vendin tonë, ku pas takimit me kryeministrin Rama, pa nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, si dhe zhvilloi vizitë në Xhaminë e Et’hem Beut.

Në muajin janar të 2021-shit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit në mënyrë madhështore nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara. Garda turke e shoqëroi kryeministrin shqiptar që nga momenti i zbritjes nga aeroporti e deri te Presidenca. Ishte Erdogani ai që priti Ramën në momentin kur doli nga makina. Të dy liderët e veshur me të zeza dhe me maska përshkruan rrugën e shtruar me tapet blu.

/a.r

Next Post
Kuvendi anuloi seancën, PD reagon e dëshpëruar: Ç’është kjo punë kështu? Ku do protestojmë ne sot?

Kuvendi anuloi seancën, PD reagon e dëshpëruar: Ç'është kjo punë kështu? Ku do protestojmë ne sot?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In