• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdogan në Greqi, skepticizmi rreth vizitës historike

by A R
06/12/2017 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje historike: për herë të parë pas 65 vjetësh një president turk viziton Greqinë. Në qendër të vizitës së Rexhep Taip Erdoganit në Athinë janë temat ekonomike dhe kriza e refugjatëve.

Erdogani ka qenë për herë të fundit më 2010 në Greqi, asokohe në funksionin e kryeministrit. Tani ai shkon sërish atje – duke realizuar kështu të parën vizitë të një presidenti turk në Greqi qysh prej 65 vjetësh. Nga vizita të tilla zakonisht pritet shumë – por pritshmëritë në Greqi janë modeste, mendon Konstantinos Filis, drejtor i sektorit të studimeve në Institutin e Athinës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. “Çështjet e ekonomisë dhe sigurisë janë në qendër të kësaj vizite. Tema të diskutueshme do të lihen jashtë vëmendjes”, thotë politologu për DW.

P.sh. çështja e Qipros: Në nëntor 2016 dështuan bisedimet nën kujdesin e OKB-së për ribashkimin e ishullit. Grekët dhe turqit e Qipros akuzojnë reciprokisht njeri-tjetrin si përgjegjës për këtë. Një rifillim bisedimesh ndërkohë as që ka shenja të ketë, aq shumë që në Republikën e Qipros vitin e ardhshëm do të zgjidhet një president i ri.

Por me shumë zell Greqia dhe Turqia duan të kudjesen për përpirësimin e marrëdhënieve ekonomike, thekson Filis. Qysh sot turizmi nga Turqia po shkon në drejtim të Greqisë. “Ndërkohë po negociohet për një lidhje hekurudhore nga Stambolli në Selanik si dhe një linjë tragetesh mes Izmirit dhe Selanikut”, deklaron analisti nga Athina.

Edhe politologu e njëkohësisht gazetar në Stamboll Nikolaos Stelyas sheh një potencial të madh bashkëpunimi bilateral. Vizita e Erdoganit, thotë ai për DW, është e nevojshme për të dyja palët. Greqia ka probleme me krizën ekonomike dhe masat e vazhdueshme të kursimit dhe po ashtu është në kërkim të fushave të reja të aktivitetit në politikën e jashtme. “Eshtë në interesin e dyanshëm, që Greqia dhe Turqia të afrohen mes tyre.”

Fushë tensioni politika e refugjatëve

Edhe sa i përket valës së refugjatëve drejt Europës Erdogani do të konsultohet me palën greke. Zyrtarisht Athina shprehet e kënaqur me marrëveshjen BE-Turqi të arritur në mars 2016. Kjo marrëveshje ndër të tjera parashikon, që Turqia të pranojë të gjithë refugjatët e kthyer nga Greqia, të cilët janë larguar ilegalisht prej kufijve të Turqisë drejt ishujve të Egjeut. Nga pikëpamja greke marrëveshja funksionon, sepse qysh nga viti 2016 numri i të ardhurve të rinj është më i ulët. Pakënaqësi shkakton megjithatë fakti, që Turqia deri tani ka mundur ose ka dashur të pranojë vetëm 1400 të kthyer.

Pavarësisht kësaj Greqia është e interesuar që të respektohet edhe më teja marrëveshja BE-Turqi. Por sipas ekspertit Filis, pritet që Erdogan t’i kërkojë Greqisë një kompensim: “ashtu sikurse Greqia i ka mbyllur kufijtë për kontrabandustët e migracionit, ajo duhet t’i mbyllë kufijtë edhe për shtetasit turq, që kërkojnë azil në vendin fqinj pas puçit të dështuar në verë 2016”.

Marrëdhëniet e vështira me BE-në

Pas Polonisë Greqia është vendi i dytë i BE-së që viziton Erdogani pas puçit në vitin 2016. Politologu Filis tërheq vëmendjen, se Greqia mund të vihet në pozitë të vështirë, në rast se Erdogan do ta përdorë atë si skenë për të mbajtur fjalime të flakta kundër Europës. Ndonëse ai parashikon, që Erdogani nuk do t’i referohet patjetër Europës. Gazetari greko-turk Nikolaos Stelyas sjell në vëmendje, që Greqia qysh në vitet 90-të shprehimisht e mbështet antarësimin e Turqisë në BE – edhe pse ka me të probleme bilaterale./DW

Next Post
Ish- këshilltari i Trump gënjeu FBI-në, Presidenti distancohet: Ishte gënjeshtar!

Trump shpërfill aleatët, njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Bordi i Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale

January 22, 2026
FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

January 22, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

LIVE! Shqipëria në ‘Bordin e Paqes’ së Trump, nis shqyrtimi i projektligjit në Kuvend

January 22, 2026
Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

January 22, 2026
Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes

January 22, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

January 22, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Zogaj: Rama “theu” akullin me administratën Trump, ja dy sinjalet nga SHBA

January 22, 2026
Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In