• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan mbylli një kapitull të historisë moderne të vendit të tij. U prehsh në paqe Turqi: 1917-2017

by Java News
17/04/2017 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rexhep Erdogani nuk fitoi thjesht referendumin kushtetues – ai mbylli një herë e përgjithmonë, një kapitull të historisë moderne të vendit të tij

Menjëherë pas përfundimit të referendumit në Turqi, dhe daljes së rezultateve që lajmërojnë fitoren e “Pro”-ve me rezultat të ngushtë, revista amerikane e gjeopolitikës, Foreign Policy, ka dalë me një analizë të Steven A. Cook, sipas të cilit, pas këtij referendumi, Turqia që krijoi Qemal Ataturku, ka marrë fund një herë e mirë.

Cook shkruan se kur Mustafa Qemal Ataturku e krijoi një shekull më parë, “shteti i ri i quajtur Turqi, shumë ndryshe nga Perandoria Otomane, ishte strukturuar përgjatë linjave moderne. Do të administrohej prej degëve ekzekutive dhe legjislative, si dhe nga Këshilli i Ministrave, i përbërë prej përfaqësuesve të zgjedhur të parlamentit. Ai që dikur kish qenë autoritet i Sulltanit, tashmë ishte vënë në duar të ligjvënësve, që përfaqësonin sovranitetin e popullit”.

Në referendumin e djeshëm, e kuptojnë apo jo, kur turqit votuan “Po”, ata po regjistronin kundërvënien e tyre ndaj versionit të modernitetit, që Ataturku përfytyronte dhe përfaqësonte. Edhe pse opozita kërkon numërim në një pjesë të madhe të kutive të votimit, publiku turk duket se i ka dhënë Erdoganit dhe partisë së tij, AKP, lejë për të riorganizuar shtetin turk, dhe në ndërkohë, të rrafshojnë vlerat mbi të cilat ai u ngrit.

Sipas FP, kjo situatë pritet që ta destabilizojë politikën turke, edhe për shkak se kampi i atyre që votuan kundër do të vazhdojë të bëjë rezistencë, dhe kjo gjë do të shkaktojë vazhdimin e spastrimeve që kanë nisur, qysh me grushtin e dështuar të shtetit vitin e kaluar.

Ambicia e Erdoganit ka ndihmuar për ta çuar Turqinë në këtë pikë. Por ndryshe nga karikatura e një njeriu që kërkon pushtet për hir të pushtetit, presidenti turk në fakt ka një vizion për transformimin e Turqisë nënjë vend që është më i begatë, më i fuqishëm, dhe më shumë mysliman, që do të thotë se vlerat konserbatore dhe fetare do i japin formë sjelljes dhe pritshmërive të turqve, teksa bëjnë përpara në jetë.

Problemi është se Erdogani është i bindur se ai është i vetmi me aftësitë politike, bindjen morale, dhe lartësinë për të kryer këtë gjë. Si pasojë, ai ka nevojë që të komandojë shtetin dhe arenën politike, në mënyra që presidentët turq, të cilët supozohet të jenë mbi palët, dhe me kompetenca të kufizuara, nuk e kanë bërë asnjëherë.

Erdogani është një autoritar, si ata që gjenden në të gjithë botën. Por ai është i frymëzuar edhe nga historia osmane, dhe ka aspekte të sundimit të tij që i bëjnë jehonë pikërisht asaj. Teksa presidenti turk mbështetet në një grup gjithnjë e më të vogël këshilltarësh, duke përfshirë anëtarët e familjes së tij, Pallati i tij i Bardhë – pallati presidencial në Ankara, ndërtuar në tokën dikur në pronësi të Ataturkut – i ngjan, jo thjesht në madhështi, pallateve të sulltanëve osmanë. Megjithatë, përpjekja e tij për të siguruar presidencën ekzekutive shkon shumë më thellë se kjo. Erdogani do të shembë republikën, për shkak se ai dhe njerëzit që ai përfaqëson, kanë vuajtur në duart e atyre që kanë udhëhequr dhe e kanë mbrojtur atë. Do të jetishte jopraktike dhe e pamundur për të ri-krijuar strukturat drejtuese të shtetit osman, por në imagjinatën turko-islamike, epoka e osmanëve nuk ishte vetëm apoteozë e kulturës dhe pushtetit turk, por një epokë tolerance dhe progresive.

Republika turke padyshim ka një histori të komplikuar. Ajo është një arritje e madhe. Në hapësirën e gati një shekulli, një shoqëri kryesisht agrare që ishte shkatërruar nga lufta, u transformua në një shoqëri të begatë, që ushtronte ndikimin e saj në rajon dhe përtej. Në të njëjtën kohë, historia moderne e Turqisë ka qenë edhe jodemokratike, represive, dhe nganjëherë e dhunshme. Kështu që, ka kuptim politik për Erdoganin, që të kërkojë transformimin e Turqisë duke fuqizuar presidencën dhe duke eleminuar një herë mundësinë që, njerëz si ai, të jenë ndonjëherë viktima të republikës.

Në fund të ditës, Erdogani thjesht po zëvendëson një formë autoritarizmi me një tjetër. Ligji i Organizimit Themelor i vitit 1921 dhe Republika që e pasoi ishin shprehje të modernitetit. Republika Turke ka qenë gjithmonë me të meta, por ajo gjithmonë ka mbartur aspiratën që, do të bëhej një demokraci. Turqia e re e Erdoganit e mbyll njëherë e mirë atë mundësi. Përgatiti: bota.al

c.a

Next Post
VIDEO/Goditi me grushte gjyqtarin, arrestohet lojtari i Domosdovës

VIDEO/Goditi me grushte gjyqtarin, arrestohet lojtari i Domosdovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

July 13, 2026
“Të fala Gones”/ Balla përplaset me Kaprin, nxjerr mesazhet në Kuvend: Më kërkove të të ruaja votat!

“Të fala Gones”/ Balla përplaset me Kaprin, nxjerr mesazhet në Kuvend: Më kërkove të të ruaja votat!

July 13, 2026
Shko, Albin!

Shko, Albin!

July 13, 2026
Sulmet me vezë në protestë, Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

Sulmet me vezë në protestë, Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

July 13, 2026
“Sulmet ndaj bizneseve turistike, të dirigjuara”, Spahiu në Kuvend: Mos e shani Shqipërinë në sytë e botës!

“Sulmet ndaj bizneseve turistike, të dirigjuara”, Spahiu në Kuvend: Mos e shani Shqipërinë në sytë e botës!

July 13, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

(Pa)Mundësia si alternativë politike…

July 13, 2026
Kuvendi/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

Kuvendi/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

July 13, 2026
Vrau bashkëshorten me armë gjahu, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin në Shkodër

Vrau bashkëshorten me armë gjahu, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin në Shkodër

July 13, 2026
Balla ironizon protestën: Flamingot fluturuan, ngelën vetëm sorrat

Balla ironizon protestën: Flamingot fluturuan, ngelën vetëm sorrat

July 13, 2026
Kuvendi rrëzon interpelancën për Zvërnecin, vetëm 2 deputetë votojnë pro

Kuvendi rrëzon interpelancën për Zvërnecin, vetëm 2 deputetë votojnë pro

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In