Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan pritet që të mbërrijë sot në Serbi për një vizitë dy ditore.
Media serbe “Vecernji Novosti” shkruan se presidenti turk do të jetë nën përkujdesjen e 50 truprojave, të afërt në Beograd.
Në delegacionin e madh, do të jenë 185 biznesmenë turq si dhe tetë ministra.
Për sigurinë e Erdogan në Serbi janë të angazhuar edhe tre mijë policë serbë./a.m.