• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan kundër anëtarësimit të Finlandës e Suedisë në NATO: Nuk u themi “po” atyre që na vendosin sanksione. Strehojnë…!

by Java News
16/05/2022 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur sot se Turqia nuk do ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, raporton Reuters.

“Misionet diplomatike suedeze dhe finlandeze nuk e marrin mundimin që të udhëtojnë në Turqi që ta bindin Ankaranë që të aprovojë kërkesën e tyre,” citohet të ketë thënë presidenti turk në një konferencë për shtyp me homologun algjerian.

“Para së gjithash, ne nuk do t’u thoshim ‘po’ atyre që vendosin sanksione ndaj Turqisë për t’u bashkuar me NATO-n, një organizatë e sigurisë, gjatë këtij procesi”, citohet të ketë thënë më tej Erdogan.

Sipas raportimeve, pas këtij qëndrimi nuk qëndron vetëm çështja e marrëdhënieve me Rusinë, por një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme nga Ankaraja: mbështetja e lëvizjeve kurde. “Të dy vendet – tha troç Erdogan – po u japin strehë shumë terroristëve”.

Dhe shtoi: “Ne nuk duam të përsëritet i njëjti gabim i bërë me pranimin e Greqisë”.

Ky lloj qëndrimi shkon më shumë Suedinë, e cila ka qenë gjithmonë mikpritëse për refugjatët politikë dhe ka mirëpritur një komunitet të madh kurd: njerëz që kanë ikur nga Turqia, Irani, Siria dhe Iraku që nga vitet 1980 dhe që në shumë raste kanë marrë nënshtetësinë suedeze.

Kurdët në Suedi kanë disa organizata, njëra prej të cilave është hapur afër PKK-së, Partia e Punëtorëve Kurdë që drejton një luftë guerile kundër autoriteteve të Ankarasë./m.j

Next Post
PS starton zgjedhjet në Tiranë, Gjiknuri ironi me garën në PD:  S’duam të bëjmë zgjedhje si ato që ai bërtiste nga 300 bëje 500

PS starton zgjedhjet në Tiranë, Gjiknuri ironi me garën në PD: S'duam të bëjmë zgjedhje si ato që ai bërtiste nga 300 bëje 500

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In