• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan kërcënon: Turqia më e vendosur se kurrë në luftën kundër FETO-s!

by Java News
23/06/2018 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot nga Stambolli porositi se vendi i tij në periudhën e ardhshme do të jetë shumë më i vendosur në luftën kundër organizatave terroriste FETO dhe PKK, raporton Anadolu Agency. Erdoğan iu drejtua qytetarëve të tubuar në Stamboll dhe me këtë rast komentoi zhvillimet aktuale. “Ajo që dua të them hapur është se lufta jonë kundër PKK-së në periudhën e ardhshme do të jetë shumë më e vendosur. Lufta kundër FETO-s do të jetë edhe më e vendosur”, ka thënë Erdoğan.

Ai kritikoi Partinë opozitare Republikane Popullore (CHP), më saktë liderin e saj Kemal Kılıçdaroğlu dhe kandidatin presidencial Muharrem Ince, të cilët, siç tha, fare nuk flasin për luftën kundër terrorizmit. “A keni thënë gjë për luftën kundër terrorizmit, a keni thënë gjë për luftën kundër FETO-s? Jo! Pse? Sepse janë së bashku”, ka thënë Erdoğan.

Presidenti turk iu referua edhe luftës kundër terrorizmit në kuadër të të cilës nga terroristët u pastruan disa rajone në veri të Sirisë. “Në Afrin dhe Jarabulus janë kthyer 200 mijë sirianë, ky numër do të rritet. Të gjithë këta njerëz duan të kthehen në vendin e tyre”, ka thënë Erdoğan. Duke folur për sulmin e PKK-së mbi anëtarët e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (Partia AK) në Suruc, në qytetin Sanliurfa, ku jetën humbën katër persona dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën, Erdoğan tha: “Do të paguani shtrenjtë për atë që keni bërë në Suruc. Vrasësi që ka bërë këto mbante simbole të PKK-së, tashmë është arrestuar. Lufta jonë kundër PKK-së do të jetë edhe më e vendosur”, ka thënë Erdoğan.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Shpërthen humori: Ore, fitoi Zvicra apo Shqipëria ndaj Serbisë?

FOTOT/ Shpërthen humori: Ore, fitoi Zvicra apo Shqipëria ndaj Serbisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Shqipëria nuk është vend për të gjithë…

August 12, 2026
Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

August 12, 2026
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

August 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Ndarja territoriale po përjetohet si humbje territoresh pushteti brenda PS

August 12, 2026
Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com