• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan intervistë për CNN: Nuk jam diktator! Me Putin kam lidhje të veçantë, Biden s’mund të më quajë autokrat

by Java News
20/05/2023 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vlerëson atë që e quan marrëdhënie të veçantë me homologun rus Vladimir putin, në një intervistë ekskluzive për gazetaren Backy Anderson tw CNN, në prag të balotazhit presidencial me rivalin Kemal Kilicdarollu më 28 maj. Ai gjithashtu kritikon presidentin Joe Biden që e quajti një autokrat gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020.

Pjesë nga intervista ekskluzive e Erdogan në CNN

Zgjedhjet në Turqi

Becky Anderson: Deri të dielën e kaluar ju kishit fituar pa problem çdo zgjedhje ku keni marrë pjesë. Është një rekord i jashtëzakonshëm përgjatë 20 viteve. Tani, lidershipi juaj është sfiduar dhe ju po garoni në balotazhin e parë presidencial në historinë e Turqisë. Sa besim keni?

Erdogan: Konkurrenti i tanishëm na sfidon prej 15 herësh tashmë dhe është mundur çdo herë që na ka sfiduar. Kjo është një përvojë e re për demokracinë turke. Kam besim se njerëzit e mi do të marrin dalin në votime për një demokraci turke të fortë të dielën e ardhshme, sepse në raundin e fundit pjesëmarrja ishte 90%, tepër domethënëse. Është e paprecedentë në nivel botëror. Dhe shpresoj që njerëzit tanë nuk do të na zhgënjejnë.

Deklaratat e Biden

Becky Anderson: Në prag të raundit të parë, ju u thatë mbështetësve tuaj se presidenti amerikan kishte dhënë instruksione, citoj “për t’iu rrëzuar nga pushteti”. A keni dëshmi që tregojnë se presidenti amerikan po përzihet në këto zgjedhje në Turqi dhe se ka dhënë insturksione për “t’iu rrëzuar nga pushteti”?

Erdogan: Deklarata e zotit Biden për këtë çështje para se ai të zgjidhej fatkeqësisht është regjistruar në televizion. Ne i dëgjuam fjalët e tij dhe u mërzitëm. Më vonë fola me të për këtë çështje në një samit ndërkombëtar. Dhe i thashë që ishte thellësisht i mërzitur nga fjalët e tij. Dhe se nuk e prisja këtë prej tij.

Becky Anderson: Ju e qortuat pasi ju quajti autokrat gjatë fushatës së tij para zgjedhjeve në SHBA. Kjo nuk është njëlloj si të thuash që po përzihet në këto zgjedhje dhe dëshiron “t’iu rrëzojë nga pushteti”. A besoni vërtet, siç thatë të shtunën e kaluar, se Joe Biden dëshiron “t’iu rrëzojë nga pushteti”?

Erdogan: Si mundet që dikush, i cili po shkon në balotazh në vend që ta përfundojë në raundin e parë, të jetë diktator? Kjo është e vërteta. Ne kemi një aleancë me 322 deputetë në Parlament. Dhe lideri i kësaj aleance do të shkojë në balotazh për vendin e parë. Ç’lloj diktatori është ky?

Becky Anderson: Kështu që, nëse rizgjidheni, a po thoni se do të bashkëpunoni me administratën Biden, mund të bashkëpunoni me administratën Biden?

Erdogan: Pa dyshim që do të punoj me zotin Biden. Dhe nëse Biden ikën, do të punoj me këdo që e zëvendëson.

Marrëdhënie e veçantë me Putin

Becky Anderson: Shtetet e Bashkuara do të donin që Turqia të mbante një qëndrim më të fortë kundër Rusisë, veçanërisht në zbatimin e sanksioneve. Në prill të këtij viti, SHBA vendosi sanksione ndaj të paktën katër subjekteve me seli në Turqi që sipas saj po shkelnin kontrollet amerikane mbi eksportet dhe po ndihmonin luftën e Rusisë. Presidenti Erdogan, a po e ndihmon Turqia Rusinë që të shmangë sanksionet? Dhe a do të pajtoheni me sanksionet amerikane ndaj Rusisë?

Erdogan: Nuk kemi probleme me marrëdhënien tonë me Rusinë për momentin dhe nuk jemi në pozicionin ku do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë siç ka bërë Perëndimi. Nuk jemi të lidhur me sanksionet e Perëndimit. Turqia është shtet i fortë. Dhe kemi marrëdhënie të mira me Rusinë. Kur sheh shifrat e turizmit tonë, Rusia është numri një. Fatkeqësisht, për shkak të deklaratave të fundit të bëra nga partia opozitare, shumë turistë po shkojnë në vende të tjera. Unë nuk do të jem një udhëheqës që bën gabimin e humbjes së turistëve nga Rusia dhe Ukraina.

Becky Anderson: Keni thënë se nuk jeni dakord me sjelljen e Perëndimit kundrejt Rusisë sa i përket konfliktit në Ukrainë, se Perëndimi ndjek një politikë bazuar në provokim. A besoni, për shembull, se financimi masiv ushtarak që po shkon në Ukrainë është provokim?

Erdogan: Perëndimi nuk po mban një qëndrim shumë të ekuilibruar. Kjo duhet kundrejt një shteti si Rusia, që do të kishte qenë një sjellje shumë më fatlume. Për shembull, në nismën e korridorit të grurit përmes Detit të Zi, nuk po marrim në konsideratë vetëm interesat dhe nevojat e shteteve perëndimore, por edhe të atyre afrikane. Nisma e korridorit të grurit është zgjatur për dy muaj të tjerë prej 18 majit. Si mendoni që u bë e mundur? U bë e mundur për shkak të marrëdhënies sonë të veçantë me Presidentin Putin.

/s.f

Next Post
Rudina Hajdari rikthehet në PD: Statuti i Komisionit të Rithemelimit do sjellë ndryshimin!

Rudina Hajdari: Figurat e vjetra në PD nuk sjellin më shpresë, ndaj i bojkotuan demokratët në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

September 9, 2026
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

September 9, 2026
Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

September 9, 2026
Euro këmbehet për 99,25 lekë, ekspertët: Pas shtatorit mund të ketë tendenca të lehta rritëse

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

September 9, 2026
Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

September 9, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Qytetarët mund të vlerësojnë online shërbimet konsullore, Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

September 9, 2026

Lufta në Lindjen e Mesme ‘çmend’ naftën, çmimi kalon 100 dollarë për fuçi

September 9, 2026
“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e…

“Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi?”, Nufi mohon akuzat pas audios së publikuar nga Ahmetaj

September 9, 2026
“Kam marrë shumë kërcënime” – Labinot Rexha rrëfen detajet e sherrit mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit

“Kam marrë shumë kërcënime” – Labinot Rexha rrëfen detajet e sherrit mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com