• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan i krahasoi me nazistët, reagimi i Gjermanisë: Mos e kaloni vijën! (dhe kush është shteti i humbur në ktë çështje)

by Java News
08/03/2017 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Krahasimi me Gjermaninë naziste është një vijë që nuk duhet shkelur”, paralajmëroi ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu gjatë një takimi që synonte uljen e toneve të përshkallëzuara ndjeshëm ditët e fundit.

Rexhep Tajip Erdoan ishte i pari që e akuzoi Berlinin për praktika naziste pas anulimit të mitingjeve të disa ministrave të tij. Cavusoglu ndoqi shembullin e kryetarit të shtetit turk duke e përsëritur këtë krahasim gjatë ndalesës në Hamburg. Por qetësia gjermane deri këtu shkoi. Angela Merkel i dënoi komentet si të papranueshme dhe Gabriel u bëri jehonë fjalëve të saj.

“Turqit kërkojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë sa i takon respektit, por unë besoj se të dyja palët kanë mbi vete disa përgjegjësi dhe disa vija që nuk duhen shkelur. Krahasimi me nazistët është një prej tyre”, deklaroi kryediplomati gjerman.

Gjatë takimit në Hamburg, Cavusoglu e akuzoi Gjermaninë për veprime “sistematike kundërshtare ndaj Turqisë”.

Në një betejë të hapur mes dy vendeve, ajo që do te humbiste më shumë do të ishte Ankaraja. Turqia është shumë më e varur ekonomikisht nga Gjermania sesa anasjelltas, e në këtë aspekt, Erdoan duket se luan me zjarrin.

Që prej mbylljes së rrugës ballkanike, ka ndryshuar mjaft si situata e emigrantëve, ashtu edhe sfondi i kërcënimeve turke për t’ju hapur sërish refugjatëve kufijtë. Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë. Aty shiten rreth 10 përqind e të gjitha eksporteve turke në vlerë prej rreth 14 miliardë eurosh, ndersa gjermanët importojnë më së shumti nga turqit tekstile dhe mallra ushqimore për të cilat mund të gjejnë lehtësisht furnizues të tjerë të mëdhenj si Kina apo Bangladeshi./tch/a.k

Next Post
Arsyet se përse duhet të hani mëngjes… gjithmonë!

Arsyet se përse duhet të hani mëngjes... gjithmonë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com