• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdogan i kërkon ndihmën Papës për ndërprerjen e luftës mes Palestinës dhe Izraelit

by Java News
17/05/2021 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka diskutuar sot përshkallëzimin e situatës në Rripin e Gazës me Papa Françeskun, duke nxitur kryepriftin të ndihmojë në ndalimin e ‘masakrës’ së palestinezëve nga Izraeli.

Në telefonatën e liderëve të mbajtur sot në javën e dytë të konfliktit të rëndë në Gaza, Erdogan bënte me faj Tel Avivin për përkeqësimin e konfliktit.

“I gjithë njerëzimi duhet të bashkohet duke dënuar Izraelin për mizorinë e tij. Palestinezët do të jenë objekt masakre deri kur komuniteti ndërkombëtar të japë dënesën e tij ndaj Izraelit me sanksione”, tha mes të tjerash Erdogan.

Presidenti turk gjithashtu ngriti lart thirrjet e Papa Franceskut për fundin e konfliktit, duke thënë se influenca e Papës “ka qenë me një rëndësi të madhe për mobilizimin e botës kristiane dhe të komunitetit ndërkombëtar”.

Papa Françesku ka folur hapur për konfliktin që deri tani ka lënë të vdekur 200 palestinezë, duke përfshirë të paktën 58 fëmijë. Pala izraelite thotë se 10 civilë janë vrarë nga raketat e Hamas që prej nisjes së zjarrit.

Të dielën Françesku e përshkruante numrin e vdekjeve në rritje si një “paralajmërim i tmerrshëm e i papranueshëm”, se konflikti mund të dalë jashtë kontrolli.

 “Në këto ditë, përplasjet e dhunshme të armatosura mes Rripit të Gazës e Izraelit, rrezikojnë të degjenerojnë në një spirale të pakontrolluar vdekjeje e shkatërrimi”, tha Papa.

Ashtu si dhe Turqia, kryeprifti ka qenë në kontakt me Iranin, një tjetër vend që ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Palestinën. Sot Papa mbajti një takim me ministrin e jashtëm iranian Javad Zarif, i cili po viziton Italinë, por deri tani nuk janë publikuar detaje nga takimi.

 “Republika islamike e Iranit dënon fushatën e re të agresionit brutal të regjimit sionist, kundër popullit të pambrojtur të Palestinës dhe Rripit të Gazës, që ka shkaktuar martirizimin e dhjetra civilëve të pafajshëm, duke përfshirë gra e fëmijë, si dhe shkatërrimin e dhjetra ndërtesave rezidenciale”, tha dje zëdhënsi i ministrisë së jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh.

Next Post
Kuvendi i PD, debate në Kryesi, largohet Imami: Basha shkeli statutin!

Imami-Bashës: Nuk bëhesh kryeministër në tavolinë. Je njeri i pashpresë, s’bëhesh lider as për 18 vjet të tjera!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In