• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Erdogan gjunjëzohet para Putin”

by A R
09/08/2016 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë Erdogan po zhvillon bisedime me homologun Putin në Rusi. Takimi me Putinin duhet të shënojë një fillim të ri, por mosmarrëveshjet ende janë të mëdha.

Vizita e Erdoganit në Rusi dhe takimi me Putinin do të shënojë një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale mes Turiqsë dhe Rusisë. Kështu u shpreh presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve TASS. Kjo ka të bëjë me bashkëpunimin ushtarak, ekonomik dhe kulturor.

Erdogani dhe shefi i Kremlinit, Vlladimir Putin, po përpiqen prej javësh që t’i çtendosin raportet politike, diplomatike dhe ekonomike, pas goditjes në nëntor të vitit të kaluar të një avioni rus, që ishte pjesë e misionit ushtarak rus në Siri. Si pasojë, Rusia i ka vënë Turqisë sanksione ekonomike, si për shembull në sektorin e turizmit. Erdogani ka kërkuar falje në qershor për goditjen e avionit rus. Pas tentimit të grusht shtetit, ai ka fajësuar madje kundërshtarët politikë për këtë incident.

Tensionet me vendet perëndimore

Për shkak të masave të shtuara autokratike të Erdoganit pas tentativës për puç, janë ftohur ndjeshëm raportet mes Perëndimit dhe Turqisë. Presidenti turk ka fajësuar perëndimorët për mungesën e solidaritetit të duhur në luftën kundër puçistëve. Erdogani pohon se nga Rusia ka pasur një mbështetje më të madhe. Në prag të vizitës në Rusi, autoritetet turke kanë pezulluar vendimin për ndalimin e portalit rus të lajmeve “Sputnik”, njofton agjencia turke e lajmeve Anadolu. Kjo faqe sërish mund të hapet edhe në Turqi.

Bashkëpunimi ekonomik

Në takimin e Shën Petersburgut do të bisedohen në radhë të parë temat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik, si për shembull kalimi i gazsjellësit TurkStream si dhe mundësia e ndërtimit të një centrali bërthamor në Turqi, nga një kozorcium i përbashkët turko-rus.

Pa shqetësime në Berlin

Qeveria federale nuk është e shqetësuar për afrimin mes Turqisë dhe Rusisë. I ngakurari i Gjermanisë për Rusinë, Gernot Erler, u shpreh se takimi i Erdoganit me Putinin nuk drejtohet kundër Evropës dhe aleatëve evropianë. Për më shumë, ai mendon se është në interesin e Evropës që t’i jept fund ngrirjes së raporteve mes Turqisë dhe Rusisë, sepse kjo gjendje pengon zgjidhjen e konflikteve në Siri apo në Kaukaz. Por ky është një sinjal edhe për Evropën që duhet të punojë më shumë në raportet me Turqinë dhe Rusinë./DW/a.m.

Next Post

Sadije Berisha rrëfen ndarjen nga Shkëlzeni: Ja pse familja e tij ishte kundër që në fillim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In