Serbia dhe Turqia janë dy vende kyçe në Ballkan. Kështu u shpreh presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
Ai tha se bashkëpunimi i tyre është thelbësor për ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në Ballkan dhe në Evropë.
“Turqia dhe Serbia janë dy vende kyçe në Ballkan. Si Turqia fushë kyçe për paqen dhe stabilitetin, kështu është Serbia në Ballkan,e cila ka një strukturë multi-etnike, multikulturore dhe dinamike, në një pozicion për të hapë rrugë për rajonin”, ka thënë Erdogan menjëherë pas arritjes së tij në Beograd, shkruan Indeks.
Presidenti turk ndodhet në një vizitë dyditore në Beograd, ku është takuar me personalitete të larta të Serbisë. /b.d










