Presidenti Rexhep Taip Erdogan thotë se Bashkimi Europian nuk është një institucion i pazëvendësueshëm. Sipas Erdogan edhe nëse Turqia refuzohet të hyjë në BE, ata mund t’ja dalin shumë mirë vetë.
Erdogan, i cili kohët e fundit ka ashpërsuar dhe gjuhën ndaj Gjermanisë, pasi nuk u lejua të kryente një miting në Hamburg për minoritetin turk, ka deklaruar se Bashkimi Europian po i humbet kohën Turqisë përmes tejzgjatjes së procedurave të anëtarësimit.
“Nëse BE një ditë do të na thotë se s’mund të na pranojë në brendësi të saj, kjo do të jetë një përgjigje komforte për ne. Bashkimi Europian nuk është i pazëvendësueshëm. Në rast se përpjekjet tona për t’u antarësuar do të dështojnë, ne do të vazhdojmë me planin tonë B apo C. Jemi të aftë të qëndrojmë edhe me këmbët tona. Megjithatë, Bashkimi Europian po i zvarrit procedurat e antarësimit dhe kjo përbën humbje kohe për ne,” tha Erdogan, shkruan BBC.
a.ç