• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdogan apel botës islame: Janë gati të na mbysin në gjak e lot

by Java News
19/05/2018 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se kauza e Kudsit është kauzë e të gjithë muslimanëve, dhe se Kudsi është një qytet i bekuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Nën drejtimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është mbajtur në pallatin e qendrës së kongreseve në Stamboll mbledhja e Jashtëzakonshme e Konferencës së Samitit Islamik të Organizatës Bashkëpunimit Islamik (OBI).

“Ne i themi ‘ndal” atyre që dëshirojnë ta mbysin në gjak dhe lot rajonin tonë. Në takimin tonë, thërrasim me zë të lartë që vëllezërit tanë palestinezë nuk janë kurrë të vetëm në luftën e tyre. Dëshiroj të shpreh edhe njëherë që duhet të dihet nga të gjithë se kauza e Kudsit është kauzë e të gjithë myslimanëve dhe se Kudsi është një qytet i bekuar saqë nuk mund të lihet në mëshirën e një shteti terrorist që i ka duart e lyera me gjakun e mijëra palestinezëve të pafajshëm”, tha Erdoğan.

Si kryetar i radhës së samitit, Erdoğan, falënderoi përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse të cilët i janë përgjigjur thirrjes në një kohë të shkurtër.

“Sot kalimi në veprim për palestinezët e masakruar barbarisht nga Izraeli, do të thotë t’i tregohet të gjithë botës se humanizmi nuk ka vdekur. T’i dalësh sot në mbrojtje Kudsit, do të thotë t’i dalësh në mbrojtje paqes, njerëzisë, sepse Kudsi është nderi, memoria e përbashkët, trashëgimia e përbashkët e të gjithë muslimanëve. Në të njëjtën kohë Kudsi është edhe qyteti i bekuar i të tria feve abrahamike”, u shpreh presidenti i Turqisë.

Pasi ka rikujtuar se Izraeli ka martirizuar brutalisht 62 palestinezë duke përfshirë gra dhe fëmijë të cilët rezistuan vetëm me duar për të mbrojtur të drejtat e tyre demokratike presidenti Erdoğan tha se “Si rezultat i sulmeve të Izraelit janë plagosur edhe 2.700 palestinezë nga të cilët një pjesë e tyre në gjendje të rëndë. Po e shpreh hapur se ajo që Izraeli po kryen është banditizëm, brutalitet dhe terror shtetëror”. (BalkanWeb)

Next Post
Shumica e vrasësve serialë i përkasin kësaj shenje horoskopi

Shumica e vrasësve serialë i përkasin kësaj shenje horoskopi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In