• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan akuzon Amerikën se përkrah ISIS, Rusia e përkrah, Uashingtoni reagon: Qesharake

by Java News
28/12/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partneriteti mes Ankarasë dhe Uashingtonit po vihet seriozisht në pikëpyetje. Aq sa në arenën ndërkombëtare po hidhen dyshime rreth vijueshmërisë normale të marrëdhënieve SHBA-Turqi e kjo për shkak se Presidenti, Rexhep Taip Erdogan, në mënyrë të papritur akuzoi administratën amerikane se po mbështesin ISIS në Lindjen e Mesme.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Moskës zyrtare që ka mbështetur akuzat e Erdoganit. Aleksey Pushkov, një nga senatorët e Këshillit të Federatës të Dhomës së Lartë në Parlamentin e Rusisë, dhe një nga politikanët më me influencë pranë Presidentit, Vladimir Putin, ka deklaruar sot se “presidenti Rexhep Taip Erdogan ka të drejtë në deklaratat e tij se forcat e koalicionit ofrojnë mbështetje ndaj organizatave terroriste, duke përfshirë edhe ISIS”, raporton Anadolu Agency.
Pushkov në një deklaratë në median sociale ka thënë: “Erdogan ka të drejtë. Ka shumë ngjarje që tregojnë se SHBA-të mbështesin organizatat terroriste. Është absurde që Departamenti i shtetit është në përpjekje për të mohuar këtë rast të qartë”.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka lëshuar akuza mjaft të rënda në drejtim të partnerëve më të mëdhenj të NATO-s, duke u shprehur se Ankaraja disponon prova që vërtetojnë se SHBA ka mbështetur organizata të ndryshme terroriste në Lindjen e Mesme, përfshirë ISIS.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit turk nënvizoi se për të provuar këto akuza ekzistojnë materiale të të shumta, si fotografi, video, etj.
Erdogan tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara e thyen premtimin e bërë kur themeluan koalicionin ndërkombëtar anti-ISIS, duke ndryshuar qëndrimin e tyre.
“E mbani mend se çfarë thanë forcat e koalicionit në fillim të misionit? Ata po thonin do të luftojmë Shtetin Islamik deri në shkatërrimin e tyre. Në fakt, ata na akuzuan edhe neve që po mbështesnim ISIS, por tashmë ata janë zhdukur. Për më tepër, ata kanë ndryshuar edhe qëndrimin e tyre, duke mundësuar mbështetje për grupe terroriste si Shteti Islamik, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, dhe Partia e Unionit Demokratik. Kjo gjë është mjaft e qartë, pasi ne kemi prova të ndryshme si fotografi, video, etj”, akuzoi Erdogan.
E menjëhershme ka qënë edhe kundërpërgjigjia e Shteteve të Bashkuara, teksa në një reagim zyrtar, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, u shpreh se akuzat e ardhura nga Ankaraja janë tepër qesharake.
“Dua të them se këto akuza janë qesharake për të qënë i sinqertë. Nuk kanë asnjë bazë, sikurse edhe ju mund ta kuptoni. Nuk mendoj se dikush mund të vërë në dyshim mbështetjen tonë në punën që po bën koalicioni në Sirinë veriore, Irak dhe në të gjitha vendet e tjera. Jemi 100% të përkushtuar për të shkatërruar përfundimisht Shtetin Islamik”, – u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Këto deklarata kanë vënë edhe njëherë në dyshim partneritetin e dy prej aleatëve më të mëdhenj të NATO.
Që prej tentativës së dështuar të grushtit të Shtetit, Ankaraja zyrtare duket se është distancuar nga partneriteti me Uashingtonit, duke forcuar gjithnjë e më shumë marëdhënien me Rusinë.
BW/d.i.

Next Post
Izraeli kërcënon Zelandën e Re: Gjendje lufte, nëse votoni pro Palestinës

Izraeli kërcënon Zelandën e Re: Gjendje lufte, nëse votoni pro Palestinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com