• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdhi si Chris LaCivita dhe po ikën si Latif nga Shqipëria

by Denis Dyrnjaja
12/05/2025 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Sot është një ditë e vështirë për Sali Berishën e rrëzuar nga ëndrra e fronit kryeministror të tretë. PD dhe koalicioni që do ta shndërronte Shqipërinë në madhështore duket se ka dështuar me sukses në të gjithë rrugëtimin elektoral, duke krijuar një perceptim të rremë për një fitore të sigurt në 11 maj. Ndërsa të gjitha sondazhet paraprake tregonin epërsinë e PS dhe Edi Ramës, Berisha vijonte të rendte pas emotivitetit të tij sugjestiv se do të rrëzonte Ramën.

Këtë bindje të paktën sipërfaqësore kreu demokrat e asocioi me ardhjen e Donald Trumpit në pushtet dhe për ta përforcuar këtë edhe në radhët e demokratëve të thjeshtë shqiptarë, vendosi të pajtojë si strategjist elektoral, njeriun që ideoi fitoren e republikanëve në SHBA, Chris LaCivita.

Me gjithë famën dhe rezultatet e pakontestueshme të strategut amerikan, rezultatet dhe ajo çka ndodhi në zgjedhje e Shqipërisë, tregoi se LaCivita ose nuk ka arritur të lexojë si duhet realitetin politik dhe natyrën specifike të shqiptarëve e votuesit shqiptar në veçanti, ose e ka marrë me lehtësi këtë proces, duke e menduar të sigurt suksesin referuar vetëm peshës apo famës së tij si mentor elektoral.

Realiteti prodhoi një tjetër tablo dhe tani që situata është faktike natyrisht nëse e analizon disi ftohtë më shumë se dështimi i parashikueshëm i Berishës, ky është dështimi i Chris LaCivita. Nga mënyra sesi sttategu amerikan u shfaq dhe për atë çka Berisha dhe PD pasqyroi, u duk se situata është marrë apo vlerësuar më lehte se çdo duhej dhe kjo humbja në një vend të vogël si Shqipëria lë gjurmë më të forta, se fitorja në një vend të madh si SHBA.

Kjo surprizë e hidhur, normalisht duhet t’ia këtë prishur disi humorin mentorit amerikan, që jo rrallë herë shprehu habi për sjelljen politike dhe publike të shqiptarëve. Por ndoshta ai nuk kishte menduar se rivali që kishin përballë, pra Edi Rama do ta sfidonte edhe atë vetë, duke i vënë nofkën përçmuese të transformimit të emrit të tij nga Chris në Latif, si për ta zhbërë fuqinë e tij që do sillte rotacionin dhe fitoren e Berishës.

Çështja tani është se ka një opsion se kjo fitore e Ramës mund të ketë zgjuar pa dashje nga gjumi dragoin dhe tërbimi i tij për realitetin nuk dihet në çfarë mënyre mund të shfaqet nëse do ishte kështu. Shenja e parë u dha nga postimi që LaCivita bëri pas zgjedhjeve, që publikoi një video ku pasqyronte një zyrë me aktivistë të PS, duke aluduar se ata ishin njerëzit që siguronin manipulimin e votave për llogari të Edi Ramës.

Policia dhe prokuroria bënë verifikimet dhe dolën me qëndim, se në zyrën e aktivistëve socialistë nuk kishte materiale kompromentuese për zgjedhjet, por strategu amerikan nuk ka qenë i interesuar për qëndimin e institucioneve ligjzbatuese shqiptare. Ai theksoi se regjimi i Ramës i narkotrafikut të Tiranës, shtrembëroi rezultatin e zgjedhjeve.

Nëse do mbetet vetëm me kaq, ky nuk është një problem për Edi Ramën. Por nëse qëndrimi i strategut amerikan po paralajmëron një furtunë politike, me drejtim dhe orientim nga Administrata Trump, ky vërtetë mund të pasojë një komplikim të situatës politike në Shqipëri. Por kjo do të duket nëse qëndimi i Chris LaCivita do të vijojë si një betejë konsistente në vetë të parë me Edi Ramën. Nëse do ndodhë ky skenar atëherë strategu amerikan, nuk do linte gur pa lëvizur në Washington për të dëmtuar imazhin e Ramës deri në atë pikë, sa në Shqipëri të prodhohej artificialisht edhe një krizë politike që do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, skenar që amerikanët i kanë me shumicë kur duan të destabilizojnë një vend apo rrënojnë një individ.

Psh një opsion i mundshem dhe thuajse i gatshëm është riaktivizimi i çështjes McGonigal që qëndon si Shpata e Demokleut mbi kokën e Ramës. Nëse ky skenar do të vihej në zbatim prej ndikimit të Chris LaCivita në sferat e larta të administratës amerikane ku ai ka ndikim real, atëherë vërtetë Edi Rama do të ishte në bela dhe mandati i tij i ri në qeveri, mund të merrte një kurs të papritur.

Nga maja e pushtetit Rama do përfundonte në dyert e ftohta të hetuesve dhe prokurorëve të SPAK-ut të cilët nuk do sfidonin një orientim amerikan nëse do kërkonin specifikisht çeljen e hetimeve për implikimin e kryeministrit shqiptar në sferën McGonigal. Këtu Rama do të duhej të përballej me një procesi penal, që do rrëzonte të gjithë përpjekjen e tij për të qenë Ismail Qemali i kohëve moderne në Shqipëri.

Ndaj nëse Berisha arrin të fusë në intrigë mentorin e dështuar të tij amerikan, në një mënyrë tjetër tanimë, atëherë kjo mund të shndërrohet në një betejë ekzistenciale për Edi Ramën. Strategu amerikan në statusin e tij të fundit në rrjetin social X, ku denonconte fitoren e PS, ishte kujdesur të sillte në vëmendje faktin se Edi Rama është njeriu i Sorrosit në Shqipëri dhe ndoshta ai po paralajmëron idenë se këtë fakt do ta përcjellë e përdorë deri në zyrën ovale të shtëpisë së bardhë, pra në zyrën e Donald Trumpit dhe enturazhit të administratës republikane antisorrosiane.

A do të jetë kjo fitore e Ramës në mandatin e tij të katërt dhe fillimi i fundit të karrierës së tij politike dhe publike?Kjo mbetet për t’u parë. E sigurt është se Chris LaCivita erdhi si strateg i jashtëzakonshëm dhe po ikën nga Shqipëria si Latif i zakonshëm.

Next Post
Thellohet hendeku në Tiranë, PS 11 mijë vota më shumë se PD-ASHM, ja cila nga partitë e reja renditet si forcë e tretë

Thellohet hendeku në Tiranë, PS 11 mijë vota më shumë se PD-ASHM, ja cila nga partitë e reja renditet si forcë e tretë

Comments 3

  1. Anonymous says:
    1 month ago

    Po iken si latif Boro

    Reply
  2. leka says:
    1 month ago

    Laci ita ka phesen e elemtiratit latin ne zgjedhje. e Trampit por ne Shqiperi kho nuk ekzisron! Sa per ceshtjen Mackonigal ,gjygji eshte bere dhe ai ka marr denimin dhe nuk ekziston asnje prove per implikim te Rames. Po te ishte e certete dhe Ramen do w kishin thirrur

    Reply
  3. ccc says:
    1 month ago

    Shkrimi e trajton Ramen si nje jetim i cili eshte vendosur ne qoshe duke pritur goditje te koordinuara nga SHBA e SPAK. Mirpo pyetja eshte nese ky Rama ka miq me SHBA e BE, apo nuk e njeh e do askush?! Denis, ky shkrim nuk me pelqeu pasi jep ne menyre te nenkuptuar mesazh te gabuar per sigurine e stabilitetin e vendit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shenjat ishin dhënë prej 6 qershorit”, sizmiologët flasin për tërmetin që zgjoi gjysmën e vendit

“Shenjat ishin dhënë prej 6 qershorit”, sizmiologët flasin për tërmetin që zgjoi gjysmën e vendit

June 24, 2025
Marrëveshja e ekstradimit/ Naço te “Siguria”: Lajm i keq për “skifterët” shqiptarë, do dërgohen në Spanjë

Rreziku nga Irani, Naço: Situatë serioze, Shqipëria mund të ketë sulme kibernetike

June 24, 2025
Shkoi të kontrollonte matësin e energjisë në lokalin e tij, 38-vjeçari dhunon punonjësen e OShEE

Shkoi të kontrollonte matësin e energjisë në lokalin e tij, 38-vjeçari dhunon punonjësen e OShEE

June 24, 2025
Ish-kreu i PD-së në Vlorë emërohet në krye të Kadastrës

Ish-kreu i PD-së në Vlorë emërohet në krye të Kadastrës

June 24, 2025
“Nuk ta fal gjakun e djalit, do ta vras”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën. Kreu i “Klanit Duka” mohon të ketë përdorur “Sky ECC”

“Nuk ta fal gjakun e djalit, do ta vras”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën. Kreu i “Klanit Duka” mohon të ketë përdorur “Sky ECC”

June 24, 2025
Trump i përgjigjet Iranit: Është e vështirë t’i kërkosh Izraelit të ndalë sulmet, Evropa nuk ndihmon dot

“WTF”, Trump nuk përmbahet më: Irani dhe Izraeli nuk e dinë se çfarë ***** po bëjnë

June 24, 2025
VIDEO / Ankorohet në Durrës “Andromeda”, jahti luksoz i manjatit të teknologjisë Yuri Milner

VIDEO / Ankorohet në Durrës “Andromeda”, jahti luksoz i manjatit të teknologjisë Yuri Milner

June 24, 2025
FOTO / Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

FOTO / Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

June 24, 2025
Greqia “shkundet” nga tërmeti, raportohet për shkëputje të masiveve shkëmbore në disa zona  

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

June 24, 2025
Ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte, humb jetën e moshuara në Tiranë

Ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte, humb jetën e moshuara në Tiranë

June 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com