• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdhi nga Arabia dhe u bë nuse në Shqipëri, historia e saudites Asmaa me djalin shqiptar

by Java News
22/05/2022 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asmaa Wafi është një zonjë nga Arabia Saudite e cila prej 12 vitesh jeton në Shqipëri, pasi është martuar me një burrë shqiptar dhe së bashku kanë 3 fëmijë.

Asmaa ishte e ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ku tregoi historinë e saj të dashurisë, si u njoh me bashkëshortin shqiptar dhe vendimin që morën për të jetuar në Shqipëri.

Asmaa thotë se me bashkëshortin nga Jugu i Shqipërisë, të cilin preferon ta mbajë diskret, u njoh kur ky i fundit ishte në Arabinë Saudite për studime.

Takimet e shpeshta mes tyre, për shkak se Asmaa ishte përkthyese arabisht-anglisht, bënë që mes tyre të lindte një histori dashurie.

Ajo thotë se babai i saj donte që të jetonin në Arabi, por në fund u kthyen në Shqipëri dhe vendosën të jetonin në vendin tonë.

“Jam mësuar se kam 12 vjet dhe mësova absolutisht si gjuhën, edhe njerëzit janë afër me tradita, janë të dashur në Shqipëri, edhe i kanë qejf arabët. Në fillim kisha frikë mos ishte Shqipëria shumë evropiane, por nuk ishte, ishte miks. Desha që vendi të ketë tradita, kulturë, edhe Shqipëria e ka. Bashkëshorti im është shqiptar, kishte ardhur atje (në Arabinë Saudite) për të studiuar kurs dhe jemi takuar atje, kemi bërë dasmë e pastaj kemi ardhur në Shqipëri.

U njohëm nga puna si përkthyese anglisht-arabisht. Jemi takuar edhe më prezantoi familjen. Faktikisht kishim për të jetuar andej. Unë desha të jetoj në Arabi. Babai im dhe familja donte që të jetonim atje se kishin merak të largohesha unë. Pastaj erdhëm në Shqipëri. Është djalë i vetëm dhe e detyronin të rrinte me familjen”, tregon Asmaa.

Çifti ka 3 fëmijë, ndërsa Asmaa punon si sipërmarrëse dhe motivuese për gratë e tjera që duan të fuqizojnë veten dhe pasurinë e tyre./m.j

 

Next Post
“Albanese”/ Kryeministri australian me origjinë arbëreshe, grekët e quajnë të tyrin: Greqia, atdheu i tij stërgjyshor

"Albanese"/ Kryeministri australian me origjinë arbëreshe, grekët e quajnë të tyrin: Greqia, atdheu i tij stërgjyshor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In