• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdhi dhe qëndroi parreshtur me bindjen se ishte e mundur të ngrihej korpusi i një media europiano-perëndimore

by Bajram Peçi
07/09/2025 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Është fjala për Carlo Bollinon, për të cilin ndjehem i privilegjuar që më jepet mundësia të shkruaj pak rreshta për zotërinë e Tij, me shkasin e vlerësimit të lartë moral që i ka bërë Italia. Gazetari i njohur sapo ka fituar Çmimin e Lartë në edicionin e XIV, që përbën Çmimin Kombëtar të Gazetarisë për Karrierën “Antonio Maglio”.

Veprimtaria, që promovohet nga Shoqata “Maglio” dhe Bashkia e Alezios, me mbështetjen e Urdhrit të Gazetarëve italiane dhe të Federatës Kombëtare të Shtypit, mes dhjetra emrave zgjodhi t’ja japi një prej gazetarëve me ndihmesë të çmuar në mediat italiane, shqiptare, izraelite e më gjerë! Shqipëria do ngelte për djaloshin Carlo vendi ku punoi për një kohë të gjatë, ku u burrërua dhe, me gjasa, përfundimisht të mbetej këtu me organin e respektuar mediatik, Report TV.

Shkruajta me lartë se “…ndjehem i privilegjuar” sepse e di mirë që në Shqipëri do jenë me dhjetra emra të përvetshëm që mund ta bënin këtë, shok e miq me të cilët ndau punën, problemet e shqetësimet në vite. Por në rastin tim, kam patur fatin që të jem ndodhur në mesin e atyre pak njerëzve që e takuan dhe bashkëpunuan me Të nga momenti i ditëve të para që erdhi me shërbim në Shqipëri.

Ishte lehtësisht e kuptueshme se çfarë media përfaqësonte si punonjës i La Gazzetta del Mezzogiorno dhe çfarë synonte të bënte? Ishte ajo që kam cilësuar në titull! E dinte se nuk ishte e lehtë, sidomos në vitin e parë të “Gazeta Shqiptare”, vit i çmendur që do pasohej nga të tjerë vite të çmendur.

Rrethanat kur Carlo erdhi në Shqipëri dhe hyri vrullshëm në shtypin e shkruar, shfaqnin një vend ku po ndërronin sistemin politik dhe ekonomik e me praninë e një shoqërie pa kulurën e nevojshme demokratike për t’u mirëkuptuar me ndryshimet dhe aq më pak me artikuj që bënin, në një farë mënyre kontrollin e qeverisjes. Ai i kishte të qarta vështirësitë, që nisnin si me editorialet dhe politikën që ndiqte në pasqyrimin vetëm e vetëm të së vërtetës.

Atë e udhëhoqi parreshtur besimi se mund të ndërtonte një gazetari europiano-perëndimore në Shqipëri, ndonëse rreziqet ishin të pranishme në çdo kohë.

Carlo e kishte të pamundur të mos kishte armiq dhe si të tillë, edhe për redaksitë shpejt u bë e njohur se armiku nr.1 ishte qeveria, me gjithë strukturat e saj, atë botë, njëra më shtazarake se tjetra!

Edhe pas mëse 30 vjetësh në “radhorët” e armiqve të PD-së dhe Sali Berishes, emri Carlos atje është, nuk ka lëvizur kurrë!

Askush nuk do habiste, unë jo që jo, por kushdo me mend në kokë, nëse pas këtij çmimi do shohim të shfaqen “Qentë e luftës”, për të sharë Italinë, gazetarët elitarë të saj e për të përçmuar që këtë çmim të vyer intelektual ia dhanë një figure, tashmë prej dekadash të urryer prej këtij formacioni mesjetaro-klanor?

Carlo, i mësuar me këtë mjedis, shumicën prej akuzave që herë pas here i stisin, e kanë mësuar t’i kalojë veçse me buzëqeshje, ndonëse i zgjojnë neveri! Për PD-në dhe Berishën, është kalcifikuar për gazetarin e nderuar, Carlo Bollino, qëndrimi i palëkundur, për të cilin, çdo kritikë nuk ishte dhe aq e ashpër dhe çdo shpifje nuk ka qenë aq e rëndë!

Besimi i Carlos ka qenë permanent, se përmes medias do ishte i aftë të ndikonte për një klimë me republikë në paqe; për një Shqipëri pa kaosin dhe korrupsionin ku e shpuri Berisha me qentë e kuajt e tij; për një vend ku votuesi të dinte se për kë duhej votuar dhe pse?

Jo rrallë janë orvatur ta trembin, ta friksojnë! Në kohën e lulëzimit të firmve piramidale pushteti e shpalli “Non grata”. Kohë më pas, agersioni ndaj tij dhe lumi shpifjeve ka qenë konstant.

Këto e të tjera, që as ja vlen t’u gjemë një hapësirë te ky shkrim, si Urdhri i Gazetarëve italiane ashtu dhe
Federata Kombëtare e Shtypit, i kanë ditur, ndaj dhe i japin Çmimin e Lartë të Karrierës. U qofshim falë miq italianë të gazetarisë!

Ju falënderojmë Carlo Bollino për sa i keni dhënë lirisë së shtypit të shkruar, lirisë së mediave, lirisë së shprehjes prej shqiptarëve!

Mirënjohje të pakufishme! Te shqiptarët do keni e do gjeni kurdoherë miq besnikë, asht siç i gjetët në kaosin e vitit të largët, 1991.

Next Post
Edicioni i 13 i “Triathlon Labeat”, shpallen fituesit e garave në not, çiklizëm dhe vrapim

Edicioni i 13 i “Triathlon Labeat”, shpallen fituesit e garave në not, çiklizëm dhe vrapim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com