• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Erdhën spiunët, 5 mijë lekë shpërblim për denoncimet në administratën tatimore

by A R
08/12/2015 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spiunët tatimorë do të zënë vendin e inspektorëve të tatimeve, të cilët do të tërhiqen nga terreni. Në vend të inspektimeve tani do të ketë përgjim nga informatorët, shkruan sot gazeta Shekulli. Ata do të kenë për detyrë të denoncojnë shkeljet që vënë re dhe për çdo raportim do të shpërblehen me pesë mijë lekë, me kusht që denoncimi të bëhet duke u paraqitur personalisht në administratën tatimore. Ministria e Financave tashmë e ka miratuar fondin prej 10 milionë lekësh për këtë operacion.

Si do të merret informacioni

  1. Informatorët e jashtëm, të cilët japin informacion pranë administratës tatimore për shkelje në fushën e përdorimit të pajisjeve fiskale nga ana e subjekteve tatimpaguese, mund të shpërblehen financiarisht.
  2. Strukturat e hetimit tatimor në DPT dhe në rajone e drejtoritë rajonale tatimore caktojnë një person kontakti (Punonjësi i autorizuar), përgjegjës për regjistrimin dhe ndjekjen e denoncimeve.
  3. Të drejtën e përfitimit të shpërblimit, e kanë vetëm informatorët që paraqiten fizikisht pranë administratës tatimore për raportimin e shkeljeve.
  4. Denoncimet e tjera, të bëra përmes telefonit apo rrugëve të tjera, do të trajtohen njësoj nga administrata, por informatori nuk shpërblehet.
  5. Regjistrimi i denoncimit bëhet nga punonjësi i autorizuar, nëpërmjet plotësimit saktësisht të formularit tip “Informacion mbi aktin abuziv”, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi, shoqëruar me një kopje të dokumentit identifikues të informatorit. Punonjësi i autorizuar administron, gjithashtu, edhe çdo provë të vlefshme fizike të vënë në dispozicion nga informatori.
  6. Punonjësi i autorizuar, menjëherë pas regjistrimit të denoncimit, i përcjell eprorit direkt një kopje të formularit të plotësuar dhe të çdo prove të vlefshme fizike të vënë në dispozicion nga informatori, si për shembull, por pa u kufizuar në faturë të thjeshtë tatimore, kupon jofiskal.

 

Verifikimi i denoncimit

  1. Drejtoria e Hetimit Tatimor, për të verifikuar vërtetësinë e informacionit procedon nëpërmjet dërgimit të një grupi pune të posaçëm (të Sektorit të Zbatimit apo Verifikimit në Teren), për të bërë verifikimin në vend të denoncimit.
  2. Grupi i posaçëm i punës, në të gjitha rastet, mban pranë tatimpaguesit të denoncuar aktkonstatimin përkatës, një kopje të të cilit ia përcjell brenda 24 orëve, edhe punonjësit të autorizuar që ka regjistruar denoncimin. Me mbajtjen e këtij aktkonstatimit procedura e verifikimit të denoncimit konsiderohet e ezauruar.
  3. Pas ezaurimit të procedurës së verifikimit, në rastet kur denoncimi rezulton i vërtetë, punonjësi i autorizuar kontakton denoncuesin duke kërkuar prej tij të dhënat e numrit të llogarisë për të kryer pagesën.
  4. Denoncimi do të konsiderohet i vërtetë vetëm nëse strukturat kompetente të administratës tatimore, pas verifikimit në vend dhe mbajtjes së aktkonstatimit, kanë lëshuar procesverbalin përkatës të gjobës ose të sanksioneve
  5. Procedura e verifikimit të denoncimit nuk mund të zgjasë me tepër se 7 ditë.
  6. Punonjësi i autorizuar, që ka ndjekur praktikën, përcjell në DPT, praktikën e plotë të denoncimit ku përfshihen: a) kartela e regjistrimit të denoncimit sipas formatit tip; b) kopje e kartës së identitetit të informatorit; c) kopje e aktkonstatimit dhe procesverbalit të gjobës mbajtur pranë tatimpaguesit, ose të sanksioneve sipas parashikimeve të legjislacionit tatimor në fuqi; dhe d) numri i llogarisë të informatorit. III.

Si do të përzgjidhen bizneset

  1. Punonjësit e kontraktuar nga DPT kanë të drejtë të kryejnë transaksione blerjeje mallrash apo shërbimesh me fonde nga fondi i miratuar për këtë qëllim.
  2. DPT, në bazë të planit javor, harton urdhrin e punës për çdo grup verifikimi. Urdhri shoqërohet nga lista e subjekteve për verifikim dhe grafiku i kryerjes së tyre, lista e grupit të mallrave e shërbimeve të lejuara për transaksion, si dhe shuma maksimale e shpenzimeve për kryerjen e transaksioneve.
  3. Punonjësi i autorizuar, realizon blerje mallrash apo shërbimesh vetëm në rast se ka krijuar paraprakisht bindjen se tatimpaguesi nuk ka instaluar apo nuk përdor pajisjen fiskale.
  4. Nëse subjekti tatimpagues nuk lëshon kupon tatimor, në bazë të legjislacionit tatimor në fuqi, punonjësi lejohet të mos kryejë pagesën për vlerën e mallit ose shërbimit të marrë. Në rast të vërtetimit të këtij fakti, punonjësi i autorizuar për kryerjen e transaksioneve prezantohet dhe mban në ambientet e tatimpaguesit aktkonstatimin përkatës, që vërteton gjendjen e faktit. Një kopje e këtij aktkonstatimi i përcillet, për veprime të mëtejshme, drejtorisë rajonale tatimore përkatëse ku është regjistruar tatimpaguesi.

Shpërblimet

Në përfundim të çdo dite pune, punonjësi i ngarkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të mbledhur dhe për të administruar praktikën e plotë të denoncimit të paraqitura nga drejtoritë rajonale ose punonjësi i autorizuar, përgatit kërkesën për DPT-në, për miratimin e dhënies së shpërblimit. Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve u komunikohet: a) Personave të autorizuar në Drejtoritë Rajonale me qëllim mbylljen e veprimeve procedurale dhe njoftimin e informatorit të jashtëm për miratimin e shpërblimit apo në rastet e refuzimit për arsyet e refuzimit të shpërblimit; b) Strukturës përgjegjëse për financat në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për livrimin e pagesave në llogaritë bankare të informatorit. Në këtë rast vendimi shoqërohet me kopje të praktikës së denoncimit. Urdhri për ekzekutimin e shpërblimit në lekë, nga fondi i vënë në dispozicion për këtë qëllim ekzekutohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për procedurat e ekzekutimit të pagesave. Masa e shpërblimit të informatorëve të jashtëm për çdo denoncim të verifikuar është në masën 5 000 lekë. Personi, i cili ka marrë dijeni për shkeljet në përdorimin e pajisjeve fiskale për shkak të detyrës nuk gëzon të drejtën e përfitimit të këtij shpërblimi. Punonjësit, të autorizuar për të kryer transaksione, i kalon si parapagim një vlerë monetare në llogarinë e tij bankare, të cilën mund ta shpenzojë në ambiente tregtimi mallrash apo shërbimesh. Punonjësi, në kryerjen e shpenzimeve për mallra dhe shërbime pranë tatimpaguesve, respekton detyrimet e vendosura në urdhrin e punës dhe në çdo rast kryen transaksionin për mallin me vlerën më të vogël sipas listës së çmimeve të afishuara në ambientet e tatimpaguesit. Mallrat e blera nga punonjësit, për të kryer transaksione trajtohen në përputhje me rregullat për mallrat e konfiskuara.

SHEKULLI

Next Post

“Shqipëria e një epoke tjetër”, emision special në Fox Sports me Gianni De Biasin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In