• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Erdhën me postë urgjente, do përdoreshin nga grupet kriminale/ Mbi 4 mijë karta sim në Rinas, policia nis hetimet me autoritetet britanike

by Java News
14/06/2022 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka nisur hetimet e përbashkëta me britanikët për rrjetin e trafikut të kartave SIM, të cilat janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit dhe që origjinën e kanë nga Britania e Madhe.

Report Tv siguron foton e 4040 kartave SIM të sekuestruara në Rinas. Këto karta sipas hetuesve dyshohet se përdoren për komunikimet e grupeve kriminale. Kartat janë blerë në Angli pak ditë më parë dhe janë sjellë në Shqipëri me postë urgjente dhe adresa e marrësit ishte te ‘Blloku i Vilave’, në Tiranë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është identifikuar emri i personit që do të merrte kartat SIM. Kartat britanike ishin të kompanisë “Life needs a big network” ose njohur ndryshe ‘3’. Shqiptari në emër të të cilit ishin porositur kartat M.Hasa, ka mohuar që të ketë dijeni për kartat në emër të tij.

Kartat janë zbuluar pas gjurmës në skaner si pako të dyshimta dhe janë kontrolluar fizikisht nga policia e Rinasit.

Kartat janë aktive me PIN dhe PUK, çka ka bërë që policia të vihet në lëvizje pasi duke u shitur në treg të zi, mund të përdoren për shpërthim të bombave celular, shantazheve, mesazheve në aplikacionet e koduara e thirrjeve nëpërmjet data use.

g.kosovari

Next Post
Me gjithë premtimet e politikës, për Kosovën nuk ka asnjë shenjë për heqjen e vizave

‘Të merret urgjent vendimi për liberalizimin e vizave’/ Në Parlamentin Evropian diskutohet për Kosovën, zbardhet raporti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com