Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka mbërritur në Rusi, në pritje të finales së Kampionatit Botëror të futbollit, ku do të këndojë himnin e këtij kampionati bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.
Ditën e sotme tre këngëtarët mbajtën një konferencë për mediat.
Por gjatë saj, Era nuk harroi të përmend ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë.
Ajo u shpreh e emocionuar për simbolin e shqiponjës të bërë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas shënimit të golave.
Ajo tha se ndeshja më e paharrueshme për të ishte kur Zvicra luajti kundër Serbisë.
“Ishin dy futbollistë shqiptarë që luajtën dhe shënuan gola që të dy. Ishte e mrekullueshme, u ndjeva shumë mirë”, deklaroi këngëtarja.
/b.d