Moti i keq ka përfshirë qytetin e Vlorës gjatë orëve të para të mëngjesit.
Rrëzimi i një pishe në hyrje të rrugës për në Triport të Vlorës si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka bllokuar për 30 minuta qarkullimin e mjeteve.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrikës, i cili mundësoi edhe largimin e pemës së rrëzuar nga zona dhe hapjen e qarkullimit rrugor.
Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerë dhe as materiale.
g.kosovari