Mëngjesin e sotëm Saranda është përfshirë nga erëra të forta. Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi në linjat Sarandë-Korfuz. Kapiteneria e Sarandës se shkak për këtë është pikërisht era e fortë që e ka bërë të pamundur lundrimin në det.
Ndërkaq, moti i keq dhe era e fortë kanë sjellë vonesa në Portin e Durrësit.
Dy tragetet e linjës Durrës–Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.
Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.
Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbarritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.
Moti i paqendrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare. /e.s/











