Gjashtë ndeshje, shtatë gola. Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, duket se po gjen atë formën e mirë që kishte te Paris Saint Germain, shkruan Gazeta Express.
Për shkak të moshës (35), Ibra filloi të kritikohej që nuk po shënon shumë gola dhe se ka humbur cilësitë e dikurshme. Por, në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Ibra ka shënuar shtatë gola për “Djajtë e Kuq”. Ibra deri më tani ka shënuar 13 gola për Unitedin në gjitha garat.
Duke parë se ka edhe shumë deri në fund të sezonit, Ibra padyshim se do të kap shifrën e 30 golave, diçka që e ka bërë për shumë vite me radhë me fanella të shumë klubeve Evropiane. (b.an)