• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epo, ti ngjajë kaq shumë…

by Artur Ajazi
03/12/2021 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Nuk është e thënë që, të drejtosh një parti politike, apo një qeveri me ministra kukulla, dhe të mos ecësh në “gjurmët e idhullit tënd shpirtëror”. Kjo ndodh shpesh, dhe jo vetëm tek ne. Në politikë veçanarisht, dikush mundohet ti ngjasë dikujt, që dikur e ka patur “xhan” dhe i është përulur dhe përkujdesur, pa përjashtuar edhe shërbimet e tjera. Njeriu që e ka “luftuar” më shumë në Shqipëri në fjalimet, bisedat dhe takimet me njerëzit, ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha, habitshëm mbetet Sali Berisha. Sikur njerëzia, të mos e dinin se ai, ka qenë aq i dëshiruar, aq i afërt dhe aq i lumturuar kur ishte pranë tij, ndoshta nuk do ta kishin besuar. Por ja që historia flet, dhe është memoria më e mirë për një popull dhe një kombi. Sali Berisha, njeriu që edhe 5 vjet, pas vdekjes së Enverit, i thurrte lavde Ramiz Alisë para studentëve në 1990, si “komandanti legjendar i brigadave partizane”, papritur u transformua në “antikomunist, antiregjim, dhe demokrat i orëve të para”. Ashtu siç u pranua anëtar i PPSH me devocion të madh, ai me aq devocion nisi ta luftojë emrin dhe figurën e idhullit të tij, për të krijuar idhullin e vet. Por ajo që binte në sy, dhe vashdon ta surprizojë opinionin  edhe sot, është forma dhe mënyra, se si ai, Sali Berisha akuzon, lufton dhe kryqëzon edhe sot çdo kundërshtar. Ashtu siç bënte  dikur edhe Enveri. Epo, ti ngjajë kaq shumë? Edhe po të shikosh ecurinë politike, morale dhe drejtimin struktural të Partisë Demokratike nga dita e ardhjes së Sali Berishës si kryetar i saj, do të konstatosh një hije dhe kopje brilande të Enver Hoxhës. Ai e kërkonte gjithë partinë për vehte, nuk donte askënd ti avitej nëpër këmbë, askënd ti thosh një fjalë kundër vullnetit dhe aprovimit tij, aq sa në mbledhjet e kryesisë nuk e kishte për gajle, ti ofendonte dhe denigronte ata që dilnin nga “rreshti”. Sali Berisha krijoi në Partinë Demokratike, hijen dhe frikën e tij, krijoi bustin dhe monumentin e tij të gjallë, krijoi citatet dhe profilin e tij, te mëndja e çdo ithtari, duke shfrytëzuar mrekullisht si “Ati i tij shpirtëror”, paditurinë e atyre që e mbështetën. Të mohosh dhe bësh hasha, ndihmën, kontributin , dhe mirësinë që dikush ta ka dhënë dikur, dhe të bëri pjesë të familjes, është më keq se pabesi. Të gënjesh hapur fare, jo një parti por një popull duke deklaruar se “unë nuk e kam njohur, takuar dhe admiruar kurrë Enver Hoxhën”, kur ka ndodhur e kundërta, kjo është më keq se paturpësi. Dikur, por dhe sot e kësaj dite, Sali Berisha, kur rreket të dalë nga situata dhe sikleti, krahason çdo socialist dhe veçanarisht kryetar PS me “enverizmin”. Më komike bëtet situata, kur arrin të krahasojë Edi Ramën, me ish-diktatorin Hoxha. I futur thellë në kujtimet dhe imazhin e Enverit, ish-kryetari Partisë Demokratike e ka të pamundur ta harrojë periudhën e artë kur ndodhej pranë tij, kur takohej dhe futej si “mik” në vilën e tij, apo kur takonte Nexhmijen dhe djemtë e tij, të cilët  sapo mori  pushtetin i preu në besë, duke i futur në burg. Sali Berisha, ka arritur ta “elektrizojë masën” siç bënte Enveri, ka arritur ta mbajë në errësirë shumicën e tyre, duke i ngopur me dogma dhe fjalime boshe. Askush më mirë se ai, nuk imiton dhe ngjason në politikë si Enveri, askush më mirë se ai nuk ka arritur ta “trullosë” shumicën e anëtarësisë me demagogji imponuese ashtu siç bënte Enveri, askush nuk e njeh më mirë se ai, teorinë  komuniste “mbrojtja më e mirë është sulmi”, ashtu siç kërkon të mbetet i përjetshëm, edhe  në parti si Enveri. Epo ti ngjajë kaq shumë …………

Next Post
Ibrahimaj: Task forcë për bizneset online, por që s’janë subjekt i tatim fitimit

Ibrahimaj: Task forcë për bizneset online, por që s'janë subjekt i tatim fitimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

March 5, 2026
“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

March 5, 2026
Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

March 5, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In