• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Episod me Elez dhe Lenin

by Edison Ypi
17/03/2025 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

20 qershur ’91. Ora 2 e natës. Erdhi një vinç me e heq shtatoren e Leninit në krah të Hotel Dajtit. U ndodha aty në atë orë të vonë bashkë me një mik duke shetit në bulevard e duke bërë muhabet me ca italianë. Edhe Elez Biberaj ishte atje, pranë vinçit gati me ja shkul shtatoren Leninit.

Përtej patetizmit të paevitueshëm, më i lumtur se kurrë, krejt i dehur nga era e ndryshimeve të vrullshme, shijoja me të gjitha qelizat e shpirtit dhe të trupit flladin e Lirisë së ëndërruar me dhjetra vite.

Elez Biberaj jo. Elezi aspak. Elezi nxinte. Elezi hund’ e buzë e turivarur, sikur vinçi nuk kishte ardhur për të shkulur Leninin, por për ta marr e për ta hedh në plehra Elezin.

E kam imtësisht në kujtesë pamjen e vrërët të Elez Biberajt atë natë qershori. Por mes haresë së përgjithëshme nuk i dhashë rëndësi. Qefi më mbeti, do desha ta shihja ndryshe, jo të lumtur, jo të akzaltuar, të paktën normal, por ndoshta ashtu e ka tipin, thash me vete, dhe s’e zgjata. Mora nga toka një cop letër të hedhur, dhe, për mos me ja prish terezinë, j’u afrova Elezit me mirsjellje:

Quhem Edison Ypi. Jam inxhinier. Të kam ndjekur me vite. Të lutem më jep një autograf, dhe i zgjata copën e kartonit dhe stilolapsin.

E kërkova dhe e gjeta nëpër rraqe atë copë letër ku Elezi shkruajti:

Edisonit, me nderime, (firma), 20 qershor 91
E falenderova.
U kënaqa edhe me aq. Por në fakt prita të shkruante ca fjalë më tepër. Një lord anglez, dy gazetarë francezë, dy mbretërorë italianë, dhe plot italianë të tjerë më dhanë aso kohe autografe me përmbajtje.

Jash Gawronski, për shembull, të cilin e kisha ndjekur si i tërbuar përmes RAI-t nga Rusia, më shkroi: “A Edison, pieno di gioia e di voglia di vivere”.

Te oborri i Parisë Demokratike te Rruga e Kavajës, te oborri, se në asnjë nga zyrat e Partisë Demokratike s’kam hyrë kurrë, Lordi Nicholas Bethell, gjithashtu mbi një cop letër që ma zuri dora, shkruajti: “Day of Victory 1991”.

“31 mars 1991 në 11 e gjysëm të natës”, i kam shtuar vetë për të mos harruar.

Kalonte koha dhe fytyra e vrerosur e Elezit s’më ndahej. Duke ripërtypur faktet e kaluara, nisën të më trashen dyshimet.

E konfirmuar nga të tjerë shumë më të fiksuar se unë pas radios së famshme, Zëri i Amerikës nuk e tha kurrë gjysëm llafi për të dëshmuar se ishte në anën e viktimave të ferrit komunist. Nuk e identifikoi kurrë veten me diçka të kundërt, a të paktën të ndryshme, me regjimin gjakatar. Vetëm ca si lajme bajate që i dëgjonim më të qarta, më të freskëta, më të forta, nga radiot italiane, vetë, ose vesh më vesh etj.

Zëri i Amerikës nuk ishte vetëm për të qarë. Ishte dhe për të qeshur. Spikerat flisnin me zë të ngadaltë si pëshpërimë. Si diversanta të friksuar kokë më kokë fshehur në një shpellë andej nga malet e Mirditës apo Pukës në një natë dimri, kur bënte ftohtë, ulur rreth zjarrit mbledhur me kapota, me pushkët mes këmbëve. Përfytyrimi spikerave dhe të folurës së tyre me atë çuçurrritje llukullukulluku të mbytur, ishte vërtet zbabitës. Ndoshta e bënin për të ndarë me ne mjeranët e strukur frikën e tyre inekzistente me frikën tonë reale. Se kush ua kishte mësuar atë marifet makabër, pervers dhe kriminal, për tu dukur të afërt me ne budallenjtë që e dëgjonim ndërkohë që ishim pafundësisht të largët, ja fal krejt floririn e botës atij që ma zbardh këtë çudi të madhe.

Amerikën dhe Zërin i Amerikës, vetëm t’i mendoje të kapte tmerri. Por Zërin e Amerikës, me pak kujdes, mund ta dëgjoje. Askush nuk u internua as u burgos sepse ishte kapur duke dëgjuar “Zërin”. Kush thotë të kundërtën, gënjen. Nuk mund të ishin aq budallenj sa të burgosin pse dëgjoje Zërin e Sigurimit të maskuar si Zëri i Amerikës. Do ishte rrenë tepër e madhe, dozë për kuaj.

Flitej gjithë kohën për rrezikun që na kanoste nga armiqtë kapitalistë, revizionistë, socialimperialistë etj etj. Por për rrezikun kundër Zërit Amerikës, kurrë, ose aq rrallë sa s’më kujtohet asnjë rast.

Për Zërin e Amerikës nuk flisnin. Nuk preknin mutin se vinte erë. Nuk e trazonin shejtanin se e zgjonin. Nuk e shijonin fitoren, se ja merrnin m’sysh dhe mund ta rrezikonin. E ka thënë dhe Shekspiri: Më mirë vuajmë taksiratet që po kemi, se të hidhemi në ato që s’i dimë.

Shumë është folur e shkruar për arratisje emrash të famshëm e të zhurmshëm, me data, orë, vende, që i organizonte xhaxhi Sigurimi, dhe “të arratisurit” triumfatorë përfundonin, ku thua ti, te Zëri i Amerikës.

Në vitet ’90 rekomandimet dhe punësimet i bënin, ndoshta dhe i bëjnë, shefa sorosianë që punësojnë në vende kyçe bij e bija komunistash, nomenklaturistash, sigurimistash.

Po rekomandimet për të tillë bij e bija sorollopësh komunistë te Zëri i Amerikës, kush i bëri ? A ka ditur gjë Elezi për këto ? Është gjallë. Mund të flasi vetë.

Druaj se Elez Biberaj dhe të tjerë ishin të lidhur me Sigurimit. E tmerrshme ? E e llahtarshme ? Të hapin dosjet, të dali e vërreta, dhe e tërheq druajtjen, madje bëj dhe autokritikë.

S’po vazhdoj më se po më vjen për të vjellë nga fëlliqësirët që hiqen të pastër por janë marrë me gjëra kaq të ndyra.

Ama duhet hedhur dritë mbi disa turpe dhe tmerre të tilla. Përndryshe, nëse këto ndyrësira kriminale nuk i bënë këta, i bie t’i kemi bërë ne që me Sigurimin ishim më të largët se me infinitin.

Next Post
Trump mund të tërhiqet, Gjermania kërkon armë bërthamore europiane

Trump mund të tërhiqet, Gjermania kërkon armë bërthamore europiane

Comments 3

  1. Gervent Jahmuhametbegu says:
    9 months ago

    Po ti vetë, o Yp, si e kishe pseudonimin ?
    Pa gjë nuk ke ngelur edhe ti sepse nga tarafi juaj, i zgjidhte bashkëpunëtorët sigurimi i shtetit. Është e saktë kjo.
    Pseudonimi “Gramozi” të thotë gjë ?

    Reply
  2. Lexuesi says:
    9 months ago

    Hahaha eh mor Ypi me këtë shkrim e vërtetove që të është bërë femra Ibrahim,edhe sot e ksaj dite të duken të gjithë si sigurimsa hahaha

    Reply
  3. Zeno Kalariti says:
    9 months ago

    Lexuesit, (sa sipër), i lutem të korigjojë shprehjen “ femra Ibrahim”, sepse duhet “ferra Ibrahim”.
    Të tjerat ok.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In