• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epilogu i turpshëm i një reforme të tradhtuar

by A R
11/09/2025 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme i ka dorëzuar Gjykatës së Posaçme kërkesën për gjykim ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i vënë kapakun një hetimi dyvjeçar që, nga çdo këndvështrim, përfaqëson një nga shembujt më të pastër të përdorimit të drejtësisë si instrument pushteti e force.

Kjo tashmë nuk është më një çështje perceptimi, por një fakt i dhimbshëm dhe i dokumentuar: objekt i hetimit nuk ka qenë vepra penale, as një qytetar i zakonshëm, por vetë institucioni i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në kryeqytet dhe i vetmi pas Edi Ramës që ka marrë tre herë radhazi një mandat të qartë nga qytetarët e Tiranës, me mbi 160 mijë vota në zgjedhjet e fundit dhe një diferencë prej 60 mijë votash nga ndjekësi më i afërt.

Që nga dita e parë e deri në dorëzimin e kërkesës për gjykim, ky proces ka qenë i ndotur nga një sërë shkeljesh të rënda procedurale, kushtetuese dhe etike. Ai ka nisur mbi një kallëzim anonim të falsifikuar dhe është drejtuar, në mënyrë paradoksale, nga një individ që, sipas vetë dokumentacionit dhe raportimeve mediatike, nuk përmbushte as kushtet minimale ligjore për të qenë prokuror. Pra, një proces penal i zhvilluar në themel nga një njeri që, në të vërtetë, nuk ka qenë kurrë ligjërisht prokuror i Republikës së Shqipërisë.

Kjo farsë hetimore u ngrit mbi një sërë veprimesh të paligjshme: hetime të kryera pa autorizim; përgjime të paligjshme; sekuestrime të të dhënave kompjuterike pa vendim gjykate; lexime të fshehta të korrespondencës private pa asnjë bazë ligjore; deklarime vetëinkriminuese të marra nën presion; ekspertiza të prodhuara nga individë të varur nga prokuroria; mohime sistematike të hetimeve shtesë të kërkuara nga mbrojtja; izolim total i të pandehurit, deri edhe nga avokatët e tij ndërkombëtarë. Dhe mbi të gjitha, vendosja e një mase sigurimi ekstreme: arrest në burg për një të zgjedhur në detyrë. Një masë që nuk synonte mbrojtjen e hetimit por heqjen e mandatit kushtetues të Erion Velisë.

Për herë të parë në historinë e pas ’90-ës, një funksionar i zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë popullore, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, vendoset në izolim absolut, pa asnjë provë konkrete që ta lidhë me ndonjë përfitim, favor të paligjshëm në ushtrim të detyrës. Dy vite hetime intensive, me afate të dhunuara dhe me çdo instrument të paligjshëm në dorë, nuk arritën të prodhojnë as edhe një fakt të vetëm që ta lidhë Erion Veliajn, në cilësinë e tij zyrtare, me ndonjë interes privat. Ky nuk është më thjesht një dështim procedural. Ky është një faliment institucional dhe sulm brutal ndaj demokracisë dhe vullnetit qytetar.

Prokuroria e Posaçme nuk ka dërguar në gjykatë një dosje penale, ka dorëzuar një telenovelë politike. Një skenar të montuar, ku ligji nuk shërben për të ndëshkuar paligjshmërinë, por për të zhbërë vullnetin qytetar. E ku një pjesë e saj është kthyer në palë në lojën më të rrezikshme që njeh një shtet demokratik: eliminimin e përfaqësimit politik përmes dënimit penal.

Ky është momenti për të thënë një të vërtetë të hidhur: nuk kemi më thjesht një rast personal, por një krizë të rëndë kushtetuese. Kjo është vula e fundit mbi një reformë që nisi si mision për konsolidim institucional, por po përfundon si instrument kapjeje të pushtetit politik nga drejtësia.
Një epilog i turpshëm. Një kapitull i errët, ku drejtësia nuk forcohet, por instrumentalizohet. Nuk kemi më drejtësi, por një lojë pushteti që ka shndërruar sistemin në platformë ndëshkimi për përfaqësuesit legjitimë të qytetarëve.

Kjo është një tradhti që do të lërë plagë të thella, pasi një “forcë e re politike”, e pavotuar dhe e pashpallur, ka marrë sot frenat e një pushteti që Kushtetuta nuk ia ka dhënë.

Kjo ndodhi para syve të të gjithëve, sidomos para syve të pushtetit, që të vetmen alibi që ka për heshtjen ndaj kësaj “Republike të re”, është se ka rastisur Ministër i Drejtësisë Ulsi Manja. Por as ai nuk heshti rastësisht nga budallallëku. Ai zgjodhi të heshtë. Me këtë heshtje, ai tradhtoi në emër të pushtetit mandatin që i dhanë socialistët për të ndërtuar një drejtësi të ndershme.

Pas kësaj, asgjë nuk do të jetë më si më parë. Kjo goditje hileqare dhe dëmi që sjell ajo, nuk është më e një individi të përndjekur politikisht. Është një dëm kolektiv. Është një çarje e madhe në besimin e publikut. Është një kthesë historike, jo drejt standarteve Evropiane, por drejt një epoke që menduam se e lamë pas 35 vite më parë.
Ky është fundi më i hidhur që mund t’i ndodhte një reforme që nisi me shpresë dhe po përfundon me turp.

TemA

Next Post
U largua nga detyra e kryebashkiakut, Dredha publikon letrën që i dorëzoi Ramës: Kam besuar se…

U largua nga detyra e kryebashkiakut, Dredha publikon letrën që i dorëzoi Ramës: Kam besuar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In