• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epidemiologu: Imuniteti i grupit në Shqipëri, pothuajse i paarritshëm, doza e tretë e nevojshme

by A R
21/10/2021 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është vjeshta e dytë që bota dhe rrjedhimisht vendi ynë po përballen me makthin e pandemisë të koronavirusit. I ftuar në A2, epidemiologu Alban Ylli jep një situatë që ende nuk jep përgjigje përfundimtare opinionit publik.

Sipas tij, “po mbyllet një valë por është një frenim i përkohshëm, por ende risku mbetet i lartë dhe presim që në muajt në vijim pandemia të vijojë. Shpresojmë gjithsesi që në fund të vitit të kalojmë nga faza pandemike, emergjente, në një problem të shëndetit publik, të krahasueshëm me të tjerë”.

Për Yllin, mbetet vaksina përgjigja më e saktë, ajo që do të përcaktojë fundin e emergjencës, sepse imuniteti i tufës nuk është arritur dhe nuk dihet a do të arrihet. “Vaksina është zgjedhje për mbylljen e pandemisë, por shumë vende janë mbrapa dhe nuk kanë aksesin e duhur. Imuniteti i tufës në Shqipëri nuk është arritur, madje në kushtet e varianteve të reja e kemi quajtur këtë lloj imuniteti pothuajse të paarritshme. Por gjithsesi sa më shumë persona të jenë të vaksinuar, aq më e mbrojtur do të jetë popullata. Për të zhdukur nga qarkullimi virusin e fruthit, duhet 90% të popullsisë të vaksinuar, kurse ne jemi shumë larg kësaj”.

Ai bën edhe një krahasim. “Variantet e shumta e kanë shndërruar imunitetin nga një mur në një gardh, ku diçka gjithsesi depërton”.

Për epidemiologun një dozë e tretë është e nevojshme, “dhe do të ndihmojë për të shpëtuar edhe më shumë jetë. Prirjet duken për një vaksinim sezonal, ndoshta për grupet në rrezik, pak a shumë si ndodh me gripin”.

Efektet  e debatit në mediat në Shqipëri sipas tij  kanë patur efekte më negative sesa në Europë. “Çështja e detyrimit nuk duhet të na stepë nga vaksinimi, dhe është term që shmanget tashmë, por masat kanë pasur objektivin të inkurajojnë personat e vaksinuar që të marrin pjesë në jetën sociale dhe të dekurajojë të pavaksinuarit, pra një shtysë për vaksinim, siç janë masat e tjera të shëndetit publik, por ne nuk diskutojmë për klorin në ujë. Ata që flasin për fëmijët duhet të dinë se fëmijët e tyre janë vaksinuar me dhjetëra doza vaksinash ndër vite. Kemi më shumë konfuzion se zgjedhje ideologjike, shumica e komunikimit është bërë përmes mediave, dhe nuk është bërë mjaftueshëm nga institucionet për të arritur te pacientët”, thotë epidemiologu.

/a.r

Next Post
Kush është ish-ministri me shtëpi në Tiranë e në Lalëz dhe deklaronte se ka 0 pasuri

Kush është ish-ministri me shtëpi në Tiranë e në Lalëz dhe deklaronte se ka 0 pasuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Balluku”, Artan Gjermeni: Vendimi 5 me 3 në favor të Ramës, Veliaj fiton në Strasburg

“Balluku”, Artan Gjermeni: Vendimi 5 me 3 në favor të Ramës, Veliaj fiton në Strasburg

February 5, 2026
Tragjedi në Itali! Katër anëtarë të familjes shqiptare gjenden të vdekur në banesë, u helmuan nga monoksidi i karbonit

Tragjedi në Itali! Katër anëtarë të familjes shqiptare gjenden të vdekur në banesë, u helmuan nga monoksidi i karbonit

February 5, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In