• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Epidemiologu Alimehmeti: Masat izoluese nuk do të kenë një impakt të madh!

by Ardit Rada
10/11/2020 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për epidemiologun Ilir Alimehmeti, masat izoluese të ndërmarra nga qeveria shqiptare nuk do të kenë një impakt shumë të madh në uljen e të infektuarve.

Ai argumenton se me hyrjen e dimrit dhe uljen e temperaturave, efekti do të jetë më i madh aq sa nuk do të ndihet shumë ndikimi zbritës i masave izoluese. Alimehmeti u shpreh se dhe efekti i maskave të detyrueshme nuk ka qenë shumë i madh.

“Masat e mbylljes 22:00 – 06:00, në kuadrin kur ne tani po shkojmë drejt dimrit, në orët e mbrëmjes temperaturat janë të ftohta. Personat që e vuan më tepër, mosha më e madhe nuk e kemi prezente në këtë orar. Ndaj efekti i kësaj mase do të jetë i vogël. Pritet pasi çdo lloj mase ja shohim disa javë më pas. Do rishihet pas 3 javësh. Nuk pres ndonjë efekt të habitshëm njësoj si nuk prisnim efektin e maskave të detyrueshme në ambientet e jashtme. Me hyrjen e dimrit, efekti që do të sjellë është shumë herë më i lartë sa nuk do të ndihet impakti zbritës i këtyre masave” – delaroi Alimehmeti.

Ndërkohë që gjatë muajve të fundit janë rritur rastet e vetëhedhjes nga spitalet COVID, Alimehmeti shprehet se spitalet COVID nuk kanë struktura. Epidemiologu deklaroi se duhen marrë masa për “izolimin” e dritareve të spitaleve.

“Ajo mund të jetë një nga masat e marra. Me ngritjen e spitaleve moderne është e parashikuar një masë e tillë. Situata të tilla janë ekzistente. Dritare që nuk hapen plotësisht. Duke marrë parasysh që janë spitale të ndërtuara shumë vite më parë. Shumë mirë që janë bërë mbi 2000 testime por duhen akoma më shumë. Rastet janë shumë më tepër. Alarmante nuk duket akoma por problemi është tek struktura spitalore. Ato janë të plotësuara, ndaj nevojitet një strukturë spitalore tjetër. Zgjidhja më e saktë në këtë moment. Duhet të futen në përdorim spitalet rajonale” – tha Alimehmeti.

Për zhvillimin e testeve për vaksinën anticovid, Alimehmeti deklaron se rezultatet e gjetura deri më tani nuk janë përfundimtare, ndaj do të duhet të presim deri në një moment tjetër.

“Këto janë rezultate të ndërmjetme, pra në kuadrin e njoftimit të njerëzve se ku kanë shkuar rezultatet e këtij studimi. Nuk janë rezultate përfundimtare. Edhe ato përfundimtare do të jenë njësoj me këto parapraket por duhet të presim. Nëse do të jenë gati deri në mars, ne do të kalojmë më pas në prodhimin industrial dhe më pas në fazën e shpërndarjes të këtyre vaksinave. E derisa mua të më bëhet vaksina, do të shkojë më shumë se sa marsi e deri atëherë shumë persona do të jenë më të infektuar. Sa më larg që shtyhet ajo ditë aq më shumë të infektuar do të kemi gjatë kësaj kohe” – u shpreh epidemiologu.

Next Post
“Serbia i dorëzoi Speciales 50,000 faqe dokumenta e mijëra fotografi kundër UÇK-së”

"Serbia i dorëzoi Speciales 50,000 faqe dokumenta e mijëra fotografi kundër UÇK-së"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In