• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epidemiologu: 12 mijë raste në javë me grip e viroza, të prekur fëmijët dhe të moshuarit! Ja simptomat

by E S
17/12/2025 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata epidemiologjike në vend paraqitet normale dhe e pritshme për mjekët në këtë periudhë të vitit. Megjithatë, nga epidemiologët është vënë re një trend në rritje si i rasteve të gripit dhe i infeksioneve respiratorë.

“Janë rreth 12.000 raste në jave me këto infeksione respiratorë, por jemi shumë larg pragut epidemik, i cili nga eksperienca e viteve të kaluara, arrihet nga fundi i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt. Prekur është gjithë popullata, por kryesisht janë dy grupmoshat, grupmosha pediatrike, 0-14 vjeç dhe grupmoshat mbi 65 vjeç që kjo është situatë e përvitshme’, tha Artan Simaku, epidemiolog.

Por cilat janë shenjat kryesore të gripit?

“Temperatura e lartë, dhimbje muskulare, kollë, rrjedhje hundësh, lotim sysh dhe dobësi e theksuar e organizmit dhe këto janë ato karakteristikat kryesore qoftë për të rriturit, por edhe për nënat me fëmijë të vegjël që me fillimin e shenjave të para të gripit të merret kontakti direkt me mjekun e familjes sepse është ai që vlerëson gjendjen dhe jep trajtimin e duhur’, tha ai.

Ndërkohë, marrja e medikamenteve pa rekomandimin e mjekut të familjes mbetet një nga shqetësimet kryesore, pasi shpesh çon në komplikacione.

“Pra mos të marrin një medikament vetë dhe ndërkohë që presim që të bëhemi mirë, ndërkohë instalohen komplikacionet dhe kërkohet dhe shtrimi në spital. Dhe një fenomen tjetër që vërehet që në urgjencat e spitaleve pediatrike ka grumbullim rastesh për një vizitë të thjeshtë që mund të kryhet pra në thelb ë 95% e tyre nuk janë raste urgjente janë raste që një vizitë e thjeshtë që mund ta kryejë tek mjeku i familjes në vendbanimin e tyre”, tha Artan Simaku, epidemiolog.

Sa i përket situatës së COVID-19, autoritetet shëndetësore thonë se qarkullimi i virusit mbetet në nivele të ulta dhe të qëndrueshme. Megjithatë, pavarësisht se aktualisht COVID-19 shfaqet kryesisht me simptoma të lehta, personat që i përkasin grupeve të riskut, veçanërisht mbi 65 vjeç, mbeten të rrezikuar dhe duhet të respektojnë masat mbrojtëse.

Next Post
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli: PD është parti bolshevike! Berisha dhe Salianji janë mjeshtër të fasadës

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli: PD është parti bolshevike! Berisha dhe Salianji janë mjeshtër të fasadës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In