• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epidemiologia: Studentët që kanë kaluar COVID në 3 muajt e fundit të lejohen në auditore pa u vaksinuar

by
17/09/2021 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët që kanë kaluar COVID në 3 muajt e fundit duhet të lejohen të futen në auditore edhe nëse nuk kanë bërë vaksinën.

Kështu sugjeroi epidemiologia e ISHP Gentjana Qirjako në një intervistë për Report Tv, e cila nënvizoi se duhet të rishikohet rregjulli i nxjerrë deri më tani nga Komiteti Teknik i Ekspertëve i cili detyron të gjithë studentët që të kryejnë vaksinën përpara se të futen në auditore.

Sipas saj një person që e ka kaluar COVID, jo detyrimisht duhet ta bëjë menjëherë vaksinën.

“Ne nuk besojmë se kërcënimi madhor është te studentët që kanë kaluar COVID. Kërcënim për komunitetin e studentëve dhe pedagogëve janë studentët që nuk e kanë kaluar COVID dhe nuk janë të vaksinuar. Rregulli i qartë që ka dalë deri tani është që të gjithë studentët duhet të vaksinohen por kjo gjë kërkon një lloj rishikimi të rregullave të mëtejshme për ato që e kanë kaluar se një person që e ka kaluar jo detyrimisht duhet të bëjë vaksinën menjëherë. Nëse kjo gjë është e shoqëruar me një dokument zyrtar besoj se do ketë një caktim të rregullores”, tha ajo.

Sa  i përket situatës së pandemisë në vendin tonë ajo nënvizoi se nuk është alarmante pasi rritja e rasteve është nën kontroll.

“Të githë jemi koshient që ka një rritje të numrit të rasteve. Kjo  rritje është e qëndruehsme,  situata po mbahet në të njëjtin kontroll. Jemi në një situata që nëse mbahet nën kontroll shpejt pritet të kemi dhe përmirësime”, shtoi më tej epidemiologia.

Ndërsa bëri apel për t’u vaksinuar, Qirjako tha se 95% e të infektuarve me COVID që janë shtruar në spitale janë të pavaksinuar.

“Shumica e të infektuarve janë të pavaksinuar atëherë kuptohet se sjellja jonë ndaj covid lidhet me rregullat dhe masat që mund të parandalohet. Numri i të shtruarve është 206 nga të cilët mbi 95% janë të pavaksinuar. Vaksinimi ka pasur efeikasitet efekt mbrojtjës kjo sigurisht te personat e vaksinuar. Nuk mjaftojnë vetëm rregullat e njohura si distancimi dhe higjiena, por kemi dhe një alternativë tjetër që është vaksinimi. Kurse ata që janë në kushte shtëpie ka më pak të pavaksinuar. Vaksina është një mjet shumë i mirë për të parandaluar format e rënda dhe vdekjen. Nuk të mborn 100% sikurse çdo vaksinë tjetër. Dhe në rastin e mundësisë për tu infektuar, nëse je i vaksinuar ekziston mundësia, por nëse je i vaksinuar e kalon më lehtë, këtë e tregojnë faktet”, nënvizoi ajo.

/b.h

Next Post
CMG-ja: Kina vijon të nxitë rigjallërimin e ekonomisë globale

CMG-ja: Kina vijon të nxitë rigjallërimin e ekonomisë globale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In