• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Epidemia poshtë maskës-pasojat e pathëna në arsimim

by Java News
20/02/2021 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Christy Tirrell-Corbin, Carlomango Panlilio and J.Bart Klika, The Hill

Rochelle Walensky, drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), dha një njoftim për strategjitë e nevojshme për rihapjen e shkollave gjatë pandemisë.

Megjithëse larja e duarve, distancimi fizik, mbajtja e maskave janë të rëndësishme, vetëm këto strategji nuk do të sigurojnë që fëmijët të jenë të shëndetshëm dhe të mësojnë.

Ajo që duhet të merret parasysh gjithashtu janë edhe përvojat e tyre të lidhura me COVID-19, veçanërisht për fëmijët në komunitete,  ku infeksioni dhe niveli i vdekshmërisë  kanë qenë më të larta, nivelet e vaksinimit më të ulëta dhe niveli i pabarazisë në rritje.

Në mënyrë që të trajtojmë një kompleksitet të tillë në përvojat e fëmijëve, njerëzit nuk mund të mbështeten  te mësuesit dhe shkollat ​​për t’ia dalë mbanë vetëm. Një strategji e tillë kërkon qasje të bazuar në shkollë në shërbimet e shëndetit mendor, të cilat Presidenti Biden e ka theksuar se mungon.

Për më tepër, një raport i fundit  tregon se vetëm 15 përqind e shteteve kanë plane adekuate për të adresuar nevojat socio-emocionale të studentëve si rezultat i përvojave të tyre të lidhura me COVID-19.

Duke e ditur këtë, si do të përgatiten shkollat ​​për të adresuar nevojat e shëndetit socio-emocional dhe mendor të shkaktuar nga pandemitë kur fëmijët të  rikthehen në shkolla?

Për më tepër, si do të trajtohet trauma e lidhur me COVID pa ngarkuar më tej mësuesit tashmë të mbingarkuar?

Traumat që gjithsecili prej nesh ka kaluar nga kjo pandemi globale kanë nxjerrë në pah shumë pabarazi që janë përhapur në të gjithë vendin. Përveç kësaj distancimi fizik ka çuar në izolim shoqëror, duke rritur edhe më tej ankthin dhe çrregullimet e stresit post-traumatik (PTSD) të përjetuara nga shumë fëmijë dhe adoleshentë.

Sipas një raporti, pandemia ka dyfishuar numrin e vetëvrasjeve.

Kur shkollat ishin të hapura, mësuesit  kishin kontakte personale, formale dhe joformale me studentët. Sidoqoftë, shkollimi përmes videove  nuk ofron shumë mundësi për të vlerësuar efektet e COVID-19 në jetën e studentëve.

Kompleksiteti i këtyre përvojave të drejtuara nga pandemia, nënvizon nevojën për një qasje më të gjerë të komunitetit për parandalimin e pasojave më të rënda. Plani i Presidentit Biden për mësuesit, studentët dhe e ardhmja e tyre përfshijnë një fokus në shëndetin mendor dhe mirëqenien për studentët dhe mësuesit.

Sidoqoftë, një përpjekje e tillë kërkon kohë, gjë që nuk e kanë shkollat, komunitetet dhe më e rëndësishmja, fëmijët. Derisa Kongresi të miratojë një plan gjithëpërfshirës arsimor, është e nevojshme që të adresohet në mënyrë të menjëhershme epidemia e pabarazisë.

Në mënyrë të veçantë, fondet për lehtësimin e COVID duhet të përfshijnë grante për shtetet dhe  komunitetet lokale për të adresuar nevojat e COVID, duke hedhur në këtë mënyrë  bazat për planin e Presidentit Biden.

Financimi është rruga kryesore edhe nëse  politikëbërësit vendosin të mos e zbatojnë këtë përpjekje, shkollat ​​do të detyrohen të marrin vetë masat, e cila në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një dështim.

Sigurisht kostoja do të jetë e madhe dhe shqetësuese. Sidoqoftë, ky është një investim në ” ekonominë e potencialit njerëzor “, i cili përqendrohet në suksesin e hershëm arsimor si themeli i një fuqie punëtore kontribuese.

Amerikanët besojnë se grantet e propozuara për komunitetin duhet të kërkojnë të dhëna  bazë për përcaktimin e fushave me nevoja më të mëdha, alokimin e burimeve dhe efektivitetin e politikave.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në vlerësimin e shkallës në të cilën do të adresohen pabarazitë. Ndërsa kostoja e këtyre iniciativave mund të jetë e lartë, kostoja e vazhdimësisë së pabarazive duke injoruar nevojat holistike të studentëve do të jetë shumë më e lartë. Përktheu Sonila Backa-abc

Next Post
FOTOT/ Pse avioni privat i Gadafit ka “ngecur” në një qytet francez?

FOTOT/ Pse avioni privat i Gadafit ka “ngecur” në një qytet francez?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In