• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epidemia e terrorit e Sali-virusit

by Mero Baze
25/02/2020 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sa më shumë vonon lajmi që Shqipëria nuk është prekur nga koronavirusi, aq më e dëshpëruar dhe histerike po bëhet një turmë politikanësh dhe moderatorësh në ekranet tona. Të parët normalisht duan një arsye nga Zoti për të futur shoqërinë në kolaps, të dytët për të ushqyer audiencën e tyre, e cila u ngjan korbave që kërkojnë për të vdekur rrotull.

48 orët e fundit janë kthyer në një garë histerike në krye të së cilës shfaqet hakërrimi i Sali Berishës, i cili po përpiqet të krijojë një vatër lufte, ende pa ardhur koronavirusi, shoqëruar nga gazetarë defiçentë dhe sharlatanë, që mbushin studiot televizive me monstra që vrasin më shumë se sa koronavirusi.

Përpjekja e Sali Berishës për të krijuar një vatër tensioni në Kavajë, duke paralajmëruar ngritjen e një karantine në spitalin e Kavajës, është një akt criminal, që tejkalon problemin e Kavajës.

Duke përhapur panik në qytet, duke e quajtur karanatinën në spital, vepër kriminale, duke shpikur lajme për dorëheqje mjekësh dhe drejtorash, dhe duke vënë në lëvizje strukturat politike për të mbajtur të gjallë tensionin kundër karantinave të mundshme, që duhet të ngrihen në vend, Sali Berisha në fakt ka konsumuar çdo vepër të mundshme penale, që cenon sigurinë kombëtare, në rast të një epidemie.

Këtu nuk bëhet fjalë për Kavajën. Kavajën ai e zgjodhi si një vend që mendon se i beson atij dhe mund t’i përdorë si mish për top në këtë periudhë paniku.

Por ajo që ai po bën me Kavajën, është shumë më e gjerë se aq. Ai po krijon idenë se kudo që të ngrihet karantina, është e rrezikshme dhe nuk duhet lejuar. Pra ai po përpiqet të përgatisë shqiptarët të rrëmbejnë armët kundër Qeverisë, nëse ajo shpall një spital si një zonë ku do jetë karantina.

Duke qenë se është dhe mjek në profesionin e vjetër, ai e di shumë mirë çfarë është duke bërë. Ai e di se karantina është një protokoll shëndetësor, që nuk nënkupton një vend të caktuar, por ka shtrirje gjeografike të diversifikuar, që nga një dhomë shtëpie, e deri në një  dhomë apo pavion spitali.

Të gjithë urojmë mos të vijë epidemia, por ajo nuk është në dorën tonë. Dhe nëse do të vijë, nuk do të jetë në dorë të Sali Berishës se ku do bëhen karantinat, dhe si do ta organizojnë operacionin institucionet e shëndetësisë, që janë gjeneralët e vetëm në këtë betejë. Në Itali kanë pasur dhe ushtrinë e armatosur.

Përtej ligësisë me prapavijë politike të Sali Berishës, janë po aq të neveritshme koret e moderatorëve televizivë, që bëjnë sikur investigojnë se ku do jenë karantinat, me çfarë ilaçi shërohet, sa vetë do vdesin, sa do sëmuren në një ditë, ngjashëm me pyetjet që bënin dy muaj më parë, “kur do bjerë tërmeti i radhës”.

Italia, vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi dhe fqinji ynë perëndimor, ku jetojnë rreth 700 mijë shqiptarë, ka pesë kanale televizive kombëtare që transmetojnë filma, spektakle dhe emisione politike, të cilat nuk kanë në qendër të tyre histerinë e koronavirusit.

Tek ne, 10 emision të përnatshme, mbledhin gjithë sharlatantët, të çmendurit, të parealizuarit, të dështuairt politik, hajdutë me çizme të mjekësisë, dhe nisin një terror publik ndaj shoqërisë, duke shfaqur pa pengesa gjithë perversitetin e tyre.

Nuk kemi ende asnjë rast dhe po sillemi sikur ka vdekur gjysma e Shqipërisë.

Nuk kemi ende asnjë shqetësim zyrtar për mungesa kapacitetesh dhe po sillemi sikur kemi mbetur të braktisur në shkretëtirë.

Nuk kemi ende asnjë simptomë virusi tek ndonjë qytetar dhe sillemi si njerëz që kemi humbur shpresën se do ta fitojmë betejën me të.

Dhe e gjtihë kjo vjen, se një plak i çmendur i këtij vendi, e ka kthyer koronavirusin në shpresën e vetme të jetës së tij, për të ngjallur terror dhe kaos në vend.

Për fat të mirë ka një ndarje të qartë në këtë pikë mes tij dhe Lulzim Bashës, kryetarit të Partisë Dmeorkatike. Qëndrimet zyrtare të Lulzim Bashës janë korrekte, janë njerëzore dhe ndihmojnë një klimë që krijon besim tek institucionet e shëndetësisë, dhe jo tek epidemia e terrorit që përpiqet të përhapë Sali Berisha.

Është e njëjta gjë siç ndodhi me tërmetin. Edhe atëhere opozita kishte fytyrën e Sali Berishës e Ilir Metës, që ndillnin zi, dhe qëndrimet e matura e njerëzore të Lulzim Bashës, i cili për herë të dytë po shpëton fytyrën e opozitës.

Kur rreziku të kalojë, kur shpresoj se nuk do të kemi asnjë viktimë, kur jeta të kthehet në normalitet dhe koronavirusi të harrohet, ne më shumë se sa të prekurit apo vuajtjet e tyre, do të kujtojmë terrorin me të cilin Sali Berisha ju hakërrehej shqiptarëve çdo ditë dhe këmbëngulja e studiove televizive për t’u kthyer në Kasandra të vdekjes së shqiptarëve.

Dhe pastaj do të na duhet që në tekstet shëndetësore koronavirusi të përfytyrohet si një mostër, që ka sytë e skuqur të Saliut, gjatësinë e shkopit të  Fevziut, sytë e zgurdulluar të Enit, dhe soditjen e të çmendurëve në studion e Zhejit.

Për t’u mbrojtur prej koronavirusit, është më lehtë të puthësh një mbartës të virusit, se sa të shikosh e dëgjosh këta.

Next Post
Gjermani që dekoroi Meta shfaqet si këshilltar i Merkelit: Pushtetet në një dorë të vetme janë të rrezikshme

Gjermani që dekoroi Meta shfaqet si këshilltar i Merkelit: Pushtetet në një dorë të vetme janë të rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In