• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epidemia e gripit, PD: Alarmante, shkollat të mbyllen deri në 16 janar

by Java News
04/01/2017 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Demokratike e cilëson alarmante situatën e gripit në vend. Kreu i Departamentit për Shëndetësinë në selinë blu, Tritan Shehu, u shpreh se pezullimi i mësimit me një javë nuk është zgjidhje, ndërsa propozon që shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri në datën 16 janar.

“Ekspertët e fushës përkatëse të Departamentit të Shëndetësisë se PD-se mbasi analizuan gjendjen në vend dhe te dhënat përkatëse, qe duhet theksuar se nuk janë te plota, gjykojnë se paraqitja aktuale virale ngel shume shqetësuese, veçanërisht kjo për fëmijët dhe personat e riskut.

Në këto kushte u konstatua se alarmi duhej dhënë rreth dy jave me pare, kur nivelet e “alertes” filluan të flisnin për një epidemi. Kjo duhej veçanërisht te reflektohej ne gatishmërinë e sistemit parësor, këshillimin shëndetësor, vaksinimet etj.

Fakti i tej dyndjes këto ditë të urgjencës pediatrisë në QSUT, gjë e cila jo vetëm krijon shqetësime të qytetaret, por dhe shton mundësitë e infeksioneve të kryqëzuara, kryesisht kjo me raste që mund e duhej të zgjidheshin në nivelin parësor, flet për probleme të tij, e mos dhënie alarmi në kohë.

Vaksinimi i personelit shëndetësor dhe i personave të riskut, qe po fillon sot, duhej te kryhej rreth 4 javë më parë që të ishte i vlefshëm për këtë “vale” gripale.

Në këto kushte është e domosdoshme që veçanërisht te forcohet puna ne nivelin e mjekut familjes, shërbimit pediatrik e atij të specializuar ambulator.

Organizimi i një propagande shëndetësore të shpejtë, të gjerë e efikase është i rëndësishëm.

Në kushtet ekzistuese, grupe të veçantë të sëmurësh sipas rekomandimit të mjekëve, duhet të furnizohen edhe ambulatorisht e gratis me antivirale (Tamiflu).

Ministria e Shëndetësisë duhet të publikojë periodikisht të dhënat e plota epidemiologjike, krahasimet me vitet e kaluara, nivelin e komplikacioneve, llojet e shtameve qarkulluese me masat përkatëse etj, gjë që deri me tashti nuk është bërë.

Mbyllja e çerdheve, e kopshteve, e shkollave për deri më datë 9 janar na duket një masë jo e mjaftueshme.

Në këto kushte epidemologjike, në realitetin e ambienteve të këtij lloji arsimi publik pa ngrohje, pa kushtet e nevojshme higjenosanitare, pa një transport të përshtatshëm në shumë zona etj, kjo ndërprerje duhet të shtrihet deri më datë 16 janar”, u shpreh Shehu.

ma.me
Next Post
FOTOT/ Kishte 16 vite që hante flokët e saj… mjekët i nxjerrin nga stomaku 1 kg lesh

FOTOT/ Kishte 16 vite që hante flokët e saj... mjekët i nxjerrin nga stomaku 1 kg lesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Buxheti i universiteteve çon mijëra studentë në protestë në Vjenë

October 22, 2026
“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

Marta Kos: Shqipëria do të përfitojë nga Plani i Rritjes, reformat po përmbushen me sukses

October 22, 2026
Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

October 22, 2026
Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

October 22, 2026
Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

October 22, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

October 22, 2026
Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

October 22, 2026
Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

October 22, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

October 22, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In